E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehtesohet Rossi: Piloti, paqe me organet fiskale

AUREL BORICI – TOP NEWS
Valentino Rosi dhe Organet fiskale italiane janë shumë pranë arritjes së një armëpushimi. Piloti Italian është shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshje me Agjensinë e Të ardhurave Italiane, së cilës i detyrohet të paguajë një shifër prej 112 milionë euro. Nuk është hera e parë që një lajm i tillë bëhet publik, por duket se këtë radhë kjo marrëveshje është dicka konkrete edhe pse mungon zyrtarizimi. Në bazë të kësaj marreveshje, Rosi nuk do të jetë i detyruar të derdhë në arkat e Agjensisë së të ardhurave të gjithë shifrën e 112 milionë eurove, por vetëm një pjese të saj, gjë që duket se është shumë e kënaqshme për italianin. Ndërkohë Doktori në rast se siguron këtë marrëveshje do të jetë më i qetë për t'u përqendruar në Botërorin e MotoGP. Aktualisht, Rosi ndodhet në Sepang për të testuar motorin e ri, në pritje për të filluar sfidën me australianin e Dukatit Kejzi Stoner. Pra, gjithcka duket se po fillon mirë këtë sezon për Valentino Rosin që sipas tij do të jetë më shumë argëtues se viti i kaluar. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›