Rreshteri Capello: Anglia kalon me regjim kazerme

KLARA ASQERIU – TOP NEWS
Fabio Kapelo ka imponuar menjëherë ligjin e tij në kombëtaren angleze, e cila është e grumbulluar në një hotel në Uatford, në vigjilje të takimit kundër Zvicrës. Dhe tabloidi britanik "The Sun" e ka përcaktuar këtë qendër grumbullimi si një kazermë ushtarake. Këto rregulla të Kapelos u bënë menjëherë të ditura dhe askush prej futbollistëve nuk do të tolerohet. Ndër të tjera aty vecohen se: 1. Vonesat në hyrjen në hotel nuk do të tolerohen, ndalohet shërbimi i dhomës si dhe telefonat celularë në ambientet e hotelit. 2. Futbollistët duhet të jenë të gjithë bashkë në restorant për të ngrëne dhe duhet të jenë të ke një veshje elegante, kur përjashtohen kanotieret dhe pntallonat e shkurtra. Në të njëjtën kohë ata duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës bluzat me simbolin e perfaqësueses angleze. 3. Të gjithë futbollistët do të thirren nga Kapelo vetëm me mbiemrat e tyre, nuk lejohet përdormi i playstation. Si edhe nuk do të lejohen vizitat e të afërmve të futbollistëve si dhe të agjentëve të tyre. Sigurisht këto rregulla të Kapelos nuk pëlqehen nga të gjithë. Madje dikush deklaroi se trajneri nga Pieris e ka kthyer hotelin në një kamp ushtarak. Por futbollistët në përgjithësi e kanë pranuar këtë realitet. "Kapelo na thërret të gjithëve në mbiemër dhe kështu bëjnë edhe trajnerët e tjerë - është shprehur Ferdinand - Kjo është mënyra e tij të të punuarit, kështu që e pranojmë". Edhe për Stiven Gerrard, që pritet të jetë kapiteni i Anglisë ne vend të Xhon Territ, këto rregulla nuk kanë shumë rëndësi. "Përsa kohë që do të ekzistojë respekti midis trajnerit dhe futbollistëve, nuk është i rëndësishëm afrimiteti mes palëve - tha Xherrad - Nuk bëhet fjalë për t'u argëtuar, por për seriozitet në punë që të marrim sa më shumë rezultate pozitive me fanelën e Anglisë". Burimi:-![]()
Fabio Kapelo ka imponuar menjëherë ligjin e tij në kombëtaren angleze, e cila është e grumbulluar në një hotel në Uatford, në vigjilje të takimit kundër Zvicrës. Dhe tabloidi britanik "The Sun" e ka përcaktuar këtë qendër grumbullimi si një kazermë ushtarake. Këto rregulla të Kapelos u bënë menjëherë të ditura dhe askush prej futbollistëve nuk do të tolerohet. Ndër të tjera aty vecohen se: 1. Vonesat në hyrjen në hotel nuk do të tolerohen, ndalohet shërbimi i dhomës si dhe telefonat celularë në ambientet e hotelit. 2. Futbollistët duhet të jenë të gjithë bashkë në restorant për të ngrëne dhe duhet të jenë të ke një veshje elegante, kur përjashtohen kanotieret dhe pntallonat e shkurtra. Në të njëjtën kohë ata duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës bluzat me simbolin e perfaqësueses angleze. 3. Të gjithë futbollistët do të thirren nga Kapelo vetëm me mbiemrat e tyre, nuk lejohet përdormi i playstation. Si edhe nuk do të lejohen vizitat e të afërmve të futbollistëve si dhe të agjentëve të tyre. Sigurisht këto rregulla të Kapelos nuk pëlqehen nga të gjithë. Madje dikush deklaroi se trajneri nga Pieris e ka kthyer hotelin në një kamp ushtarak. Por futbollistët në përgjithësi e kanë pranuar këtë realitet. "Kapelo na thërret të gjithëve në mbiemër dhe kështu bëjnë edhe trajnerët e tjerë - është shprehur Ferdinand - Kjo është mënyra e tij të të punuarit, kështu që e pranojmë". Edhe për Stiven Gerrard, që pritet të jetë kapiteni i Anglisë ne vend të Xhon Territ, këto rregulla nuk kanë shumë rëndësi. "Përsa kohë që do të ekzistojë respekti midis trajnerit dhe futbollistëve, nuk është i rëndësishëm afrimiteti mes palëve - tha Xherrad - Nuk bëhet fjalë për t'u argëtuar, por për seriozitet në punë që të marrim sa më shumë rezultate pozitive me fanelën e Anglisë". Burimi:-