E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis-Fed Cup: SHBA kalon ne gjysmefinale

KLARA ASQERIU – TOP NEWS
SHBA është një tjetër skuadër që kalon në gjysmëfinale të turneut Fed Cup në tenis për femra. Tenistet amerikane pas barazimit 1-1 dy ditë më parë me Gjermaninë, dominuan në dy ndeshjet e radhës dhe i fituan ato për të cuar rezultatin e përgjithshëm në 3-1. Ndeshja e parë e ditës së tretë të këtij raundi ishtë ajo midis Lindsi Davenport dhe debutueses Georges. Davenport, ish nr.1 i botës nuk hasi asnjë vështirësi në këtë ndeshje dhe e fitoi atë në dy sete 6-1;6-2. Ky rezultat i dha kryesimin në rezultatin e përgjithshëm për skuadrën amerikane 2-1. Në këtë ndeshje Davenport e theu dy herë gjermanen me shërbimin e saj në setin e parë dhe 3 herë në setin e dytë për të vulosur këtë fitore në një kohë relativisht të shkurtër. Ajo që i dha fitoren përfundimtare SHBA në këtë raund, ishte Harkëlroud që mundi Sabine Liciski. Harkelroud hasi shumë vështirësi përballë Liciskit, megjithatë arriti të fitojë në dy sete 6-4;7-5. Pasi fitoi setin e parë 6-4, Harkelroud e pa veten në disavantazhin 1-4 në të dytin. Por 22 vjecarja amerikane arriti të përmbysë këtë rezultat dhe në fund e fitoi edhe këtë set me rezultatin 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-0. Në gjysmëfinale SHBA do të ndeshet me Rusinë që mundi Izraelin 2-0. Kjo ndeshje gjysmëfinale do të zhvillohet në 26-27 prill në La Jolla Beach. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›