E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia u Mynihut: Manchester perkujton 50-vjetorin

KLARA ASQERIU – TOP NEWS
Mancester përkujton tragjedinë e Mynihut të 6 shkurtit të vitit 1958, ku një avion u rrëzua gjatë një udhëtimi në drejtim të Anglisë. Në këtë avion gjendej skuadra e Mancester Junajted që kthehej në ishullin britanik pas një ndeshje në Beograd.
Në këtë incident të rëndë humbi jetën Met Basbi, një prej futbollistëve të Mancesterit, me të cilën u shpall Kampion i Anglisë në vitet 1956 dhe 1957. Bashkë me të humbën jetën edhe 3 zyrtarë të klubit anglez, 8 gazetarë, një prej pilotëve të avionit, një prej agjentëve të udhëtimit, një tifoz dhe 8 futbollistë, ku i fundit që u nda nga jeta ishtë Dankën Eduards. 21 vjecari kishte marrë plagë të rënda dhe u cua menjëherë në spitalin e Mynihut, ku gjithsesi nuk arriti të mbijetojë.
Pas këtij aksidenti shumë njerëz filluan të ndiqnin me shumë vëmendje skuadrën e Mancester Junajted dhe një pjesë e mirë e tyre shpresonin në fitore të shumta të kësaj skuadre. Futbollistët e mbijetuar fituan një vend të vecantë në mendjen e tifozerisë angleze, ndërsa Junajted u bë një ikonë e shpresës.
Ndeshja e parë që Mancester zhvilloi pas tragjedisë ishte ajo e FA Cup përballë Shefild Junajted përballë 60 mijë të pranishmëve në 19 shkurt. Mancester fitoi pastër 3-0 dhe atë vit arrti deri në finale të këtij trofeu, ku u mund nga Bolton 2-0.
Pas kësaj sukseset nuk munguan për Mancester, që fitoi titullin në Angli në vitet 1965 dhe 1967, falë futbollistëve të tillë si Xhorxh Best, Denis Lou apo Bobi Carlton. Në vitin 1969 Mancester bëhet skuadra e parë angleze që fiton Kupën e Kampioneve, pasi mundi në finale 4-1 Benfikën.
Sot skuadra e "Djajve të Kuq" është një prej më të mirave në Evropë. Në 20 vitet e fundit, nën drejtimin e Ferguson, Mancester fitoi edhe shumë trofe të tjerë dhe këtu përfshihen 9 tituj kampionë në Angli, një Ligë Kampionesh dhe 3 Kupa të Ligës e FA Cup.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›