Lampard ne Barcelone: Anglezi kërkon shtepi ne Spanje

AUREL BORICI – TOP NEWS
Frenk Lampard po kërkon shtëpi në Barcelonë. Kjo është ajo që citon e përditshmja spanjolle "Sport", nëpërmjet versionit online të saj. Sipas saj mesfushori i Celsit është parë në Barcelonë ditët e fundit në kërkim të një shtëpie të re në qytetin katalanas, që do të thotë se anglezi mund të transferohet në Spanjë në verën e ardhshme.
29 vjecari është parë pranë Siudad Kondal, zona ku ai po sheh një vilë luksoze, që është shumë pranë banesës së Lionel Mesit dhe Ronaldinjos dhe kjo ka rritur gjithnjë më shumë zërat e merkatos së transferimeve. Në bazë të këtyre zërave, Lampard mund të gjejë një vend të lirë në mesfushën e Barcelonës, pasi portugezi Deko është shumë pranë largimit nga Katalunja.
Për momentin nuk mund të flitet me siguri për qëllimet e Lampard për këtë vizitë në Barcelonë. Mesfushori i përfaqësueses angleze mendohet se e kërkon këtë shtëpi në Spanjë vetëm për të kaluar pushimet. Për më tepër një ndihmë në këtë aspekt ai e merr edhe nga e fejuara e tij Helena Ribes, që është katalanase dhe e njeh mirë këtë zonë.
Gjithsesi kjo vizitë nuk është lënë pa u vënë re nga drejtuesit e Barcelonës që do të kërkojnë të perfitojnë për të bërë një tentativë në drejtim te Lampard.
Burimi:-