Kampionati i NBA: Utah Jazz, fitorja e 9-të radhaz

KLARA ASQERIU – TOP NEWS
Utah Jazz vazhdon serinë e fitoreve në kampionatin e rregullt. Skuadra nga Salt Lake City mundi lehtësisht Neë Orleans Hornets 110-88 për të regjistruar fitoren e 9-të radhazi. Ishte një ditë e shkëlqyer për basketbollistët e Utah që patën një përqindje të lartë të realizimit të gjuajtjeve nga distanca e 3 pikëve. 14 ishin gjuajtjet e sakta në 22 tentativa dhe kjo përbën një rekord më vete për kampionatin e NBA. Shkëlqeu në këtë aspekt për Jazz, Kyle Korver me 7 gjuajtje të sakta për 3 pikë, ndërsa Uilliams dha kontributin e tij me 3 të tjerë. Për Neë Orleans u dallua Pargo me 24 pikë të shënuara në këtë ndeshje, por loja e tij nuk i mjaftoi Hornets për të evituar humbjen e 3-të radhazi. Dallas e harroi menjëherë humbjen e turpshme me Detroit dhe u rikthye te fitorja. Skuadra teksane humbjen me Piston e kompesoi me fitoren ndaj Orlando Magic 107-98. Dallas e mori kryesimin e ndeshjes vetëm në periodën e 4-t të saj, kur realizoi një rezultat të pjesshëm 10-0. Diferenca më e madhe në këtë sfidë ishte ajo prej 19 pikësh, por Dallas në një moment e humbi përqendrimin dhe Orlando iu afrua shumë pasi e shkurtoi diferencën deri në 3 pikë. Por vetëm kaq. Skuadra nga Florida nuk u tregua më e saktë në 5 minutat e fundit të ndeshjes dhe Mavericks përfitoi nga ky moment për të rritur sërish distancën dhe për të siguruar fitoren e 32-të sezonale. Burimi:-![]()
Utah Jazz vazhdon serinë e fitoreve në kampionatin e rregullt. Skuadra nga Salt Lake City mundi lehtësisht Neë Orleans Hornets 110-88 për të regjistruar fitoren e 9-të radhazi. Ishte një ditë e shkëlqyer për basketbollistët e Utah që patën një përqindje të lartë të realizimit të gjuajtjeve nga distanca e 3 pikëve. 14 ishin gjuajtjet e sakta në 22 tentativa dhe kjo përbën një rekord më vete për kampionatin e NBA. Shkëlqeu në këtë aspekt për Jazz, Kyle Korver me 7 gjuajtje të sakta për 3 pikë, ndërsa Uilliams dha kontributin e tij me 3 të tjerë. Për Neë Orleans u dallua Pargo me 24 pikë të shënuara në këtë ndeshje, por loja e tij nuk i mjaftoi Hornets për të evituar humbjen e 3-të radhazi. Dallas e harroi menjëherë humbjen e turpshme me Detroit dhe u rikthye te fitorja. Skuadra teksane humbjen me Piston e kompesoi me fitoren ndaj Orlando Magic 107-98. Dallas e mori kryesimin e ndeshjes vetëm në periodën e 4-t të saj, kur realizoi një rezultat të pjesshëm 10-0. Diferenca më e madhe në këtë sfidë ishte ajo prej 19 pikësh, por Dallas në një moment e humbi përqendrimin dhe Orlando iu afrua shumë pasi e shkurtoi diferencën deri në 3 pikë. Por vetëm kaq. Skuadra nga Florida nuk u tregua më e saktë në 5 minutat e fundit të ndeshjes dhe Mavericks përfitoi nga ky moment për të rritur sërish distancën dhe për të siguruar fitoren e 32-të sezonale. Burimi:-