E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet te Vllaznia: Perjashtohen Kraja dhe Ahi

Top News
Elvis Kraja dhe Franc Ahi nuk do të jenë më futbollistë të skuadrës së Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit,. Është ky vendimi më i fundit i marrë nga drejtuesit e klubit shkodran, në një analizë të zgjeruar të mbajtur pas humbjes së fundjavës me Kastriotin. Nuk ka qetësi në kampi shkodran, as në startin e ri të kampionatit dhe c'ekuilibri duket se vjen nga impenjimi i pakët i skuadrës dhe disa individëve të vecantë brenda saj. Dy prej tyre janë pikasur në ndeshjen e fundit në kampiont për skuadrën shkodrane, e cila është thyer nga Kastrioti me rezultatin 3-1 dhe lëvizja e radhës që kanë menduar krerët më të lartë të klubit kuqeblu ka qënë pikërisht përjashtimi nga skuadra. Bëhet fjalë prej dy futbollistë të lindur në klubin shkodran, Elvis Kraja dhe Franc Ahi, të cilët kanë qenë edhe kontigjent i ekipeve kombëtare. Motivacioni për përjashtimin e sportistëve ka qenë për mos impenjimin e mjaftushëm në shërbim të skuadrës. Vendimi është dhënë mengjesin e martës, pas një analizë të zgjeruar të mbajtuar në ambjentet e klubit. E ardhmja e dy futbollistëve për momentin është e paqartë, duke qenë se është mbyllur periudha e federimit dhe gjithcka do të mbetet në dorë të komisonit të disiplinës. Kjo nuk është hera e parë që në klubin shkodran janë marrë masa të tilla ekstreme. Kohë më parë ndshkimin e ka provuar edhe portieri Grima, madje edhe trajneri Josa. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›