E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtësohet udhëtimi i turistëve drejt Jugut/Autostrada Levan-Vlorë, përfundojnë 26 km e para

11-08-2011 / Gazeta 55

Kanë përfunduar 26 km e parë të autostradës Levan-Vlorë, një investimi i qeverisë shqiptare e cila kap vlerën e 42 milion eurove. Sipas drejtuesve të automjeteve, në këtë autostradë është bërë një punë e mirë e cila u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe turistëve. Ndërtimi i autostradës Levan- Vlorë 16 km, e para të së cilës tashmë janë hapur dhe automjetet kanë qarkulluar aty gjatë gjithë sezonit turistik për të hyrë apo dalë nga Vlora ka shkurtuar ndjeshëm kohën për të përshkruar këtë aks. Udhëtimi në aksin e vjetër Vlorë – Fier, një rrugë e gjatë gati 40 km e cila i kushtonte kohë e durim drejtuesve të automjeteve që qarkullonin në të. Edhe pse e rikonstruktuar në disa zona të saj rruga e amortizuar e me gropa në pjesën dërrmuese të gjatësisë dhe të gjerësisë së saj ka qënë një problem për trafikun dhe qarkullimin e njerëzve nga Vlora në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Plot 16 km të autostradës Levan – Vlorë aktualisht është hapur dhe qarkullimi në të, është shtuar ndjeshëm këto ditë vere. Krahu i djathtë i këtij aksi ka qënë funksional që nga maji dhe është në përfundim edhe njësia tjetër e autostradës e cila ka përfunduar një pjesë e konsiderueshme asfaltimi si dhe vendosja e kufizuesve anësore. Brenda gushtit do të përfundojë tërësisht pjesa ku aktualisht po punohet. Drejtuesit e automjeteve shprehen se kjo rrugë është mjaft e mirë duke e cilësuar si domosdoshmëri funksionimin dhe hapjen e saj në këtë sezon.


Autostrada Levan –Vlorë është një investim i qeverisë shqiptare me një vlerë prej gati 42 milion euro. Kjo autostradë është pjesë e korridorit të tetë dhe është një ndër projektet më madhore të infrastrukturës në vend.


Autostrada ka një gjatësi prej 24 km, gjerësi prej 35 m dhe është me katër korsi. Në total vlera e këtij investimi madhor infrastrukturor në Vlorë do të kapë shifrën e 61 milon eurove.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›