E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësia e BE në Tiranë ofron partneritet për projektet e administratës “Basha”

11-08-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi i ka ofruar dje kryebashkiakut Basha një mbështetje të plotë e të pakushtëzuar të Brukselit për projektet e bashkisë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit, mjedisin dhe promovimin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti dje në një takim ambasadorin e Delegacionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Duke uruar Bashën për detyrën Sequi shprehu mbështetjen e plotë, për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta, si në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit dhe në promovimin e qytetit. Z.Basha tha se e çmon shumë përkrahjen e Delegacionit të BE dhe se është gati të bashkëpunojë ngushtë, në funksion të projekteve, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Më tej, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasadorin me prioritetet që ka, për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë si dhe projektet për zgjidhjen e problematikës aktuale të qytetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›