Leja e lindjes, kushtet përfitimit për të dy prinderit
Sa është masa e lejes së lindjes, sipas kohës kalendarike të përfitimit
Jonida Tashi
Çdo grua ose burrë që është i përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore përfiton të ardhura për barrëlindje. Leje lindjeje edhe për burrat do të thotë se të dy prindërit, edhe nëna, edhe babai, kanë të drejtë të përfitojnë lejen e paslindjes. Madje, leja e lindjes për burrat tashmë është një e drejtë e bazuar edhe në ligj për të kontribuar në mirërritjen e fëmijës së tyre. Ky ndryshimi i rëndësishëm në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore, është bërë në kuadrin e përafrimit të legjislacionit tonë me atë të vendeve të tjera të BE-së, si dhe do të ndihmojë në rritjen e barazisë gjinore. Në varësi të kushteve dhe situatës së tyre familjare, të mundësive për t’u integruar në tregun e punës, ata mund të zgjedhin që kujdesin për fëmijën e porsalindur ta ofrojë babai ose nëna. Gjithashtu, të dy prindërit mund të alternojnë periudhat e lejes së paslindjes së fëmijës ndërmjet tyre. E ardhura për barrëlindje i paguhet një gruaje, lidhur me barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj sigurim shoqëror dhe në kohën e shtatzënisë ka qenë në marrëdhënie pune. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike. Për gruan që do të ketë në barrë, më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike. E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është: 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes; 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim. Nëna që birëson fëmijën e moshës deri 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtën për leje pas lindje, e cila fillon ditën e birësimit.
Kompensimi
Gruaja e siguruar, që me vendim të Komisionit Mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim i jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo me pak se 12 muaj. Shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagesës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik. Kurse shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar. Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 për qind të pagës minimale mujore.
Koha
E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur gjatë periudhës së përfitimit të barrëlindjes, gruaja ka kushte për një përfitim të ri barrëlindje. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 42 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijëve. Nëna që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës së 42-të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen në këtë rast është 28 ditë. Ndërsa në rastet kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 42 ditë pas lindjes. Në bazë të Kodit të Punës, mbasi mbaron lejen e paslindjes prej 42 ditë kalendarike, gruaja vendos vetë nëse do të vazhdojë lejen e pas lindjes deri në 330 ditë kalendarike apo do të kthehet në punë. Kur fillon punë i ndërpriten pagesat e raporteve mjekësore. Vendi i punës i ruhet deri në përfundimin e plotë të lejes së lindjes, mbasi, mbështetur në Kodin e Punës, është e pavlefshme zgjidhja e kontratës së punës nga punëdhënësi gjatë periudhës që gruaja është me leje lindje. Shpërblimi i lindjes së fëmijës i jepet me përparësi nënës, kur ajo është e siguruar. Ne rast se ajo nuk është e siguruar shpërblimin e lindjes e merr babai i fëmijës në qendrën e tij të punës, duke paraqitur certifikatën e lindjes nëse është i siguruar.
Burrat
Përveç grave, tashmë lejen e lindjes në vendin tonë mund ta përfitojnë edhe burrat. Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, ka iniciuar për herë të parë futjen e kësaj leje në legjislacionin shqiptar. Një e drejtë e tillë, aq sa është e panjohur në legjislacionin dhe shoqërinë shqiptare, është e konsoliduar prej vitesh në pjesën më të madhe të vendeve europiane dhe të rajonit. Ndërkohë që në legjislacionin shqiptar elementet e parë të përfitimit të një lejeje për lindje fëmije nga baballarët i gjejmë në vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, ku parashikohet që nëpunësi civil apo punonjësi (bëhet fjalë për administratën shtetërore) ka të drejtën e pushimit të paguar (midis të tjerave edhe për lindjen e fëmijëve), për baballarët është 3 ditë. Legjislacioni i sigurimeve shoqërore u njeh të drejtën të dy prindërve për kujdesin për fëmijët e sëmurë. Masa e raportit është 14 ditë në vit dhe për fëmijët deri në 6 vjeç. Praktika ka treguar se këtë të drejtë në praktikë e gëzon nëna. Kjo lidhet me rolin tradicional përkujdesjes që i vishet gruas. Problemi i evidentuar është kush do të përkujdeset për fëmijën pas mbushjes së moshës 6 vjeç, në momentin që të dy prindërit janë të punësuar. Në këtë pikë synohet një rregullim ligjor lidhur me marrjen e raportit mjekësor për fëmijën nga njëri prej prindërve, duke e shtyrë afatin nga 6 vjeç në 8-10 vjeç. Specialistët shpjegojnë se është një detyrim direkt i Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje si dhe i rekomandimeve të dhëna në kuadrin e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, dhe veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
Të ardhurat për barrëlindje
Në degën e sigurimit për barrëlindje paguhen:
të ardhurat për barrë lindje;
të ardhurat për kompensimin për barrëlindje, kur ndryshohet vendi i punës;
shpërblimi për lindje fëmije.
E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim;
e ardhura për barrëlindje për gratë ekonomikisht aktive është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të pleqërisë.
Disa përfitime që kanë femrat kur janë të siguruara
Gruaja përfiton 5 ditë leje të pagueshme edhe kur i vdes prindi, gjyshja apo gjyshi, bashkëshorti, fëmija, motra apo vëllai.
Gruaja përfiton 2 ditë leje të pagueshme kur ndërron banesën.
Gruaja përfiton 5 ditë leje po të pagueshme kur ka sëmundje të rënda të fëmijëve, prindërve dhe bashkëshortit të vërtetuara me raporte mjekësore.
Gruaja e siguruar përfiton 10 ditë për përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitar.
Në raste të veçanta për arsye shëndetësore punonjësja ka të drejtë të kërkojë në qendrën e punës leje pa të drejtë page deri në 30 ditë kalendarike.
Në zbatim të Kodit të Punës, e drejta e lejeve të zakonshme të pa marra jepen deri në 3 vjet.
Sipas Ligjit të Sigurimeve Shoqërore, raportet mjekësore paguhen edhe brenda 30 ditëve mbas largimit të punonjësit nga puna dhe ndërprerjes të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Kur vdes bashkëshorti, bashkëshortja përfiton pension familjar kur është pa punë dhe ka fëmijë nën 8 vjeç dhe në moshën 50 vjeçe, kur është e pa punësuar deri sa të plotësojë moshën e saj për pension pleqërie. Pastaj ajo ka të drejtë të zgjedhë gjysmën e pensionit të burrit ose pensionin e saj, cila shumë të dalë më e lartë.
Në rastet kur gruaja rimartohet, i ndërpritet pensioni familjar nga ish-bashkëshorti, ndërsa fëmijëve pavarësisht se mund të jetojnë me nënën edhe mbasi ajo martohet përsëri, vazhdojnë ta përfitojnë pensionin deri në moshën 25 vjeç nëse vazhdojnë shkollën ditën, brenda ose jashtë vendit.
Nëna përfiton deri 14 ditë në vit pagesën e raporteve mjekësore kur i sëmuren fëmijët deri në moshën 7 vjeç.
Femrat që marrin pension invaliditeti kur plotësojnë moshën për pension pleqërie kanë të drejtë të zgjedhin pensionin që është më i lartë.
Periudhat me raporte mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë, leje të zakonshme, apo kur përfiton pension invaliditeti të plotë ose të pjesshëm, Ligjit të Sigurimeve Shoqërore, quhen vjetërsi pune për efekte të pensionit të pleqërisë.
Përfitimet ligjore për nënat me shumë fëmijë
Nënat që kanë lindur 6 e më shumë fëmijë dhe më i vogli është 8 vjeç, përfitojnë pension të plotë pleqërie në moshën 50 vjeçe, kur kanë të siguruara 30 vjet pune gjithsej, pavarësisht se ku kanë punuar. Kur një nënë i afrohet moshës së mësipërme dhe ka lindur 6 fëmijë, por nuk ka 30 vjet pune gjithsej të siguruara, ka të drejtë të bëjë sigurim vullnetar për të shtuar vitet e punës, por me kusht që 30 vjet pune të siguruara të plotësohen para se ajo të bëhet 50 vjeçe. Me gjithë rritjen graduale të moshave të daljes në pension, kushtet për daljen në pension të plotë të nënave me shumë fëmijë nuk kanë ndryshuar, pra mbeten po ato, 30 vjet pune të siguruara dhe mosha 50 vjeçe. Masa e ndihmës ekonomike për prindërit që lindin trinjakë është 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur. Për katërnjakët prindërit marrin 4 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike për çdo fëmijë dhe për pesënjakët prindërit përfitojnë 5 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë. Kjo ndihmë ekonomike jepet deri sa fëmijët të mbarojnë arsimin e detyrueshëm, por jo më shumë se mosha 18 vjeç. Ndihma e mësipërme financiare jepet nga komuna, minibashkia ose bashkia ku kanë vendbanimin prindërit e fëmijëve, pavarësisht nga përfitimi i lejes së lindjes e shpërblimit të lindjes që marrin nënat kur janë të siguruara.
19 Maj 2010