Lejdi Gaga, duet me idhullin e fëmijërisë Boj Xhorxh
Krijuesja e hitit “Poker Face”, Lejdi Gaga, raportohet se dëshiron të këndojë në duet me idhullin e saj të fëmijërisë, Boj Xhorxh. Dyshja pritet të performojnë në të njëjtën skenë në O2 Arena të Londrës gjatë muajit shkurt, bëjnë të ditur mediat britanike. “Gaga gjithmonë ka qenë fanse dhe tani që jeta e tij ka marrë një kthesë të re, është mundësi e përkryer për të realizuar diçka me të”, ka thënë burimi. GaGa më herët kishte thënë se ajo ishte tallur nga moshatarët e saj në shkollë pasi herë pas here vishej si Boj Xhorxh. Dy ditë më parë këngëtarja pozoi me një luk të ri, por kjo tashmë nuk është diçka e re, duke marrë parasysh tipin e saj të çuditshëm për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Shumë kritikë të muzikës e kanë konsideruar si pasardhësen e Madonës, duke iu referuar llojit të muzikës dhe performancës në skenë.
11 Janar 2010