Pamela Anderson në kërkim të një të dashuri të ri
Pamela Anderson e ka filluar mbrapsht vitin 2010. Ajo është ndarë nga i dashuri i saj Xhemi Paxhet dhe tashmë është në kërkim të një të dashuri të ri. Ish-aktorja e serialit “Baywatch” është njohur me Paxhet në vitin 2008 në Kaliforni, teksa ai po rinovonte shtëpinë e saj dhe që atëherë kanë qenë së bashku.
Mirëpo një burim i afërt me bionden ka thënë se “Pamela e ka bërë të qartë se nuk është më e lidhur me Xhemin dhe se ajo është duke kërkuar një të dashur të ri”. Por a është i vërtetë ky lajm? Vërtet bukuroshja për një kohë kaq të shkurtër po mendon ta zëvendësojë, kur më herët është shprehur se ai ishte njeriu me të cilin mund të kalonte pjesën tjetër të jetës? Kjo vërteton më së miri se më tepër se për ndjenja, flitet për maninë e vipave për të ndërruar partnerët në një kohë të shkurtër.
11 Janar 2010