Lejdi Gaga puth femra e meshkuj
Pasi fitoi sukses dhe popullaritet me videon “Poker Face”, Lejdi Gaga (emri i vërtetë Stefania Gabriela Xhermanota) rikthehet me një tjetër këngë të titulluar “Love Game”, që është pjesë e albumit “The Fame”. Artistja gjithmonë e ka pranuar që është biseksuale dhe kjo vihet re në disa sekuenca të videos në të cilën ajo puthet fillimisht me një polic dhe më pas me një police në një kabinë. Imazhet e këngës hapen me këngëtaren e ulur në një karrige dhe dy meshkuj që rrinë përkrah saj. Më pas këngëtarja spostohet në një grup baleti dhe e lë veten të lirë për të performuar gjithë pasion dhe lëvizje seksi. Por nuk mbaron me kaq. Më pas ndërhyn policia dhe Lejdi Gaga hyn në një kabinë me një polic dhe fillon ta puthë atë me shumë pasion, por pas disa sekondash shfaqet një police, e cila puth protagonisten e videos. Janë pikërisht këto gjetje të cilat kanë bërë që këngëtarja e re të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, duke u bazuar jo aq te muzika, por tek imazhet që të lënë pa frymë.
18 Shkurt 2009