Lopez rifiton dashurinë në ditën e Shën Valentinit
Të shohësh Xhenifer Lopezin dhe Mark Antonin elegantë dhe duke shëtitur të buzëqeshur dorë për dore mbrëmjen e Shën Valentinit duket vërtet e habitshme. Vetëm një muaj më parë këngëtarja kishte deklaruar se do t’i kërkonte zyrtarisht divorcin bashkëshortit Mark Antoni, pikërisht në ditën e të dashuruarve. Diçka duket se ka ndryshuar meqë çifti shfaqet në publik në gjenden më të mirë të mundshme. Lopez, pas lindjes së dy binjakëve, ishte në krizë me bashkëshortin. Roli i “shtëpiakes së dëshpëruar” mes pampersave dhe ushqimit të gatuar vetë nuk i shkonte për shtat. Këngëtarja seksi nuk mund të transformohej sa hap e mbyll sytë në një person të rëndomtë dhe kështu në evenimentet e para mondane ajo prezantohet e lodhur dhe pa unazën e martesës në gisht. Ishin pikërisht këto detajet që nxitën thashethemet e para. Më pas Antoni u pa i shoqëruar nga një femër që nuk ishte Xhenifer. Pas kësaj ngjarjeje këngëtarja doli me një njoftim ku thuhej se data për kërkesën e divorcit do të ishte 14 shkurti. Xhenifer është lodhur nga jeta e gjithçka tjetër, por jo nga dashuria. E ja tek i shohim të dy të lumtur, si një çift i qetë dhe pa probleme.
18 Shkurt 2009