Opera shqiptare, “Gala bamirësie” në St. Gallen
Në mbrëmjen Gala, protagonistë ishin Saimir Pirgu, Enkelejda Shkoza, Mariana Leka, Edlira Dedja, Frano Lufi etj.
Koncerti i zhvilluar në Zvicër nga yjet e operës shqiptare, lajmin për të cilin e bëri të ditur para pak kohësh në një intervistë për gazetën “Albania” sopranoja Marjana Leka, nuk kaloi jashtë vëmendjes së mediave zvicerane, të cilat i bënë jehonë këtij evenimenti nën logon “Mbrëmja ku ishte nder të jesh shqiptar në Zvicër”. Sipas agjencisë së lajmeve (NOA), tituj të shumtë artikujsh nga gazetat zvicerane e shqiptare e përcollën koncertin e madh gala të artistëve më të njohur shqiptarë si Mariana Leka, Enkelejda Shkoza, Saimir Pirgu, Frano Lufi, Edlira Dedja, Enkel Zhuti e Danja Bytyçi, këto ditë, në sallën metropol të Zvicrës Lindore, në Tonhalle të St.Gallen-it. “Mbrëmja ku ishte nder të jesh shqiptar në Zvicër”, - kështu titullohej artikulli i gazetës “Zëri i ditës” së datës 9 shkurt 2009. “Oper und Tanz für Kinder in Albania”, - shkruan gazeta “Tagblatt” e St.Gallen-it, Mbrëmje - gala e paharrueshme në St. Gallen. Muzikantë, këngëtarë dhe balerinë shqiptarë të nivelit ndërkombëtar u mblodhën në St.Gallen për një mbrëmje – gala bamirësie. Ata mishëronin “Magjinë e operës”. “Kemi të bëjmë me një prej takimeve muzikore më pasionante tek të cilët mund të asistohet”, - janë shprehur spektatorët e panumërt që mbushën sallën e asaj mbrëmjeje. Ishte një turmë e madhe njerëzish, të premten në darkë, në Tonhalle të St. Gallen-it dhe shumë emocione që përfshinë ambjentin përreth në këtë koncert humanitar, të organizuar nga “Opéra sans frontières”, shoqatë e njohur e Neuchâtel-it (Zvicër). Organizatorët e kësaj Gala-je të madhe, Edlira Dedja, pianiste shqiptare e njohur ndërkombëtarisht dhe presidente e “Opéra sans Frontières”; z. Hannes Deetlefs, anëtar i Kiëanis të St.Gallen-it; znj. Béatrice Prisse Zindel, pedagoge dhe psikologe e specializuar në Universitetin e Friburgut si dhe përgjegjëse e ASED-it zviceran për projektet në Shqipëri; z. Rolf Alther, industrialist dhe president i shoqatës Suisse-Albanie e, së bashku me ta, i gjithë ekipi i artistëve kanë besuar në mënyrë të hekurt se nuk ekziston asgjë më e fortë se muzika për të afruar njerëzit dhe për t’u ardhur në ndihmë më të varfërve. Është një vepër që të trondit, që të detyron të pyesësh veten, që krijon ura lidhëse e i kapërcen kufijtë gjeografikë. Nga ana tjetër, Rico Leitner, animator i mrekullueshëm e mjaft i njohur në Zvicrën gjermane, e prezantoi këtë eveniment artistik me shumë elegancë, duke shpjeguar çdo arie, opera, epokë, kompozitor dhe duke folur për secilin artist, pa harruar karrierën e tyre ndërkombëtare. Mariana Leka, sopranoja me një ëmbëlsi hyjnore, interpretoi ariet e “Casta Diva-s” nga opera “Norma” e Belinit, “Vissi d’Arte”, nga opera “Toska” e Puçinit, etj. E menjëherë pas saj, Enkelejda Shkoza, mezzosoprano e nivelit ndërkombëtar, nisi të këndojë “Stride la vampa” të operës “Trovatore” të Verdit dhe “Habaner-ën” e operës “Karmen” të Bizet-së, duke e magjepsur auditorin. Dhe kur tenori Saimir Pirgu, fitues i çmimit ndërkombëtar “Franco Corelli” për vitin 2009, nisi të këndojë ariet “Una furtiva Lagrima” të Donizetti-t, “Pourquoi me réveiller” të Massenet-së dhe “La donna è mobile” të Verdi-t, në stilin e bel canto-s së Pavarotti-t, publiku kozmopolit që mbushte sallën reagoi menjëherë me ovacione. Mariana Leka interpretoi pranë tenorit Saïmir Pirgu duetet e operës “Traviata” të Verdit (“Brindisi” dhe “Parigi, o cara…”), duetin Mimi-Rudolf të operës “Bohème” të Puçinit dhe vënien në skenë të “Là ci darem la mano”, duet shkëputur nga opera “Don Giovanni» e Mozart-it, pranë basit të jashtëzakonshëm Frano Lufi, që interpretoi gjithashtu kavatinën e Don Basilios së Rossini-t, nga “Berberi i Seviljes” si dhe një arie shqiptare nga opera “Skënderbeu” e P. Jakovës. Surprizë e madhe për publikun ishte interpretimi i sonatës nr. 13 në si bemol madhor të Moxartit nga pianistja e re shqiptare Danja Bytyqi, studente e pianistit të madh Paul Cocker. Publiku duartrokiti gjatë sensibilitetin e saj artistik si dhe lojën e saj perfekte në stilin elegant të Moxartit.
Duhen përmendur po ashtu niveli i lartë dhe cilësitë e balerinëve Xhenifer Delfanti dhe Enkel Zhuti; të koreografit, i cili krijoi një “pas de deux” të re për “La danse des tsiganes” të “Traviatës” dhe “Cardashit” të Monti-t, pa harruar talentin e pianistes Edlira Dedja, e cila ishte dhe partnerja e të gjithë solistëve. Duartrokitje të fuqishme dhe ovacione që zgjatën më shumë se 15 minuta e përshëndetën këtë eveniment artistik. Publiku u bashkua me “Bridisin” e “Traviatës” që u ofrua si bis, duke kënduar me solistët.
18 Shkurt 2009