Fier, nisin procedurat bankare për dhënien e kredive të buta
29/03/2010 Reduktohet numri i të pastrehëve, por sërish mbetet në shifra shqetësuese
FIER- Megjithëse është një numër goxha në rritje, numri i familjeve të pastreha, vetëm një përqindje e vogël e tyre do të mund të realizojnë ëndrrën e një strehimi, me kredi me përqindje të zbutura. Ka shkuar në 650 numri i familjeve të pastreha në qytetin e Fierit, ndërkohë që numri i kërkesave sa vjen e shtohet, por vetëm 96 prej tyre do të mund të realizojnë ëndrrën e strehimit me ndërtimin e banesave sociale, si rrjedhojë e një kredie me interesa tepër të buta. Megjithatë, sipas shefit të zyrës juridike në Bashkinë e Fierit, Luan Cala, pjesa më e madhe e këtyre kërkesave janë emigrantë, këta do të trajtohen të fundit, pasi ka familje që jetojnë aktualisht në Fier, ata të cilët do të jenë prioritarët. Këto familje që plotësojnë kushtin ekonomik ku të ardhurat e tyre mujore do të jenë modeste, do të jenë të parët që do të përfitojnë kredi të butë.
“Numri i familjeve që do të përfitojnë me ndërtimin e apartamenteve sociale për të pastrehët e Bashkisë Fier është 96, ndërsa numri i familjeve të pastreha që kanë aplikuar është 650”, ka thënë Luan Cala. “Por kërkesat për strehim vazhdojnë të vijnë në zyrën tonë”. Ndërtimi i këtyre apartamenteve me anë të kredisë së zbutur, nuk synon dhënien fund të problemit social të mungesës së strehimit në Bashkinë Fier, por të paktën minimizimin e tij. Sipas shefit të zyrës juridike në bashki, po vazhdojnë procedurat bankare për lëvrimin e 3.2 milionë lekëve të reja.