Sami Matoshi në Kongresin Botëror të Mjekësisë Alternative
04/05/2011 Më datën 23 dhe 24 prill 2011 në Çeki u zhvillua Kongresi Botëror i Mjekësisë së Integruar me rastin e 49-vjetorit të themelimit të Organizatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Alternative “Medicina Alternativa”, organizatë kjo e njohur dhe e sponsorizuar nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNESCO. Nga Shqipëria ishte i ftuar Sami Matoshi, për t’u ngarkuar dhe autorizuar me detyrën e drejtimit të Organizatës Kombëtare Medicina Alternativa Albania. Në kongres ishin të ftuar shkencëtarë, profesorë, doktorë, pedagogë e praktikantë nga i gjithë globi, të cilët krahas përfaqësimit të vendit të tyre bënin prezantime të shpikjeve, por edhe trajtonin tema shkencore në shërbim të kujdesit shëndetësor mbarë botëror. Gjatë punimeve të Kongresit u trajtuan dhe u diskutuan tema nga më të ndryshme rreth mjekësisë alternative dhe benefiteve që ajo sjell. Të gjitha llojet e specialiteteve si Akupuntura, Mjekësia Tradicionale Kineze, Magnetoterapia, Homeopatia, Hipnterapia, Yoga, Meditimi, Aromaterapi, por edhe Mjekësia Bimore patën prezentë përfaqësuesit më të njohur e më të mirë ndërkombëtare. Përfaqësuesi i vendit tonë, Njeriu i Mirë, Dr. Sami Matoshi u paraqit me dy tema. Fillimisht një prezantim paraprak i historikut të zhvillimit të Mjekësisë Alternative në Shqipëri e më pas një prezantim shkencor për Hipnoterapinë dhe specialitetin e trashëguar prej vitesh rreth Mjekësisë Natyrale, bimore.
Në historikun e mjekësisë alternative e tradicionale, Matoshi përmendi etapat nëpër të cilat ka kaluar edhe vendi ynë, që nga përgatesat e para e emrat e praktikantëve lokal në mbarë vendin deri në ditët e sotme. Mjekësia Natyrale bimore u trajtua dhe u vlerësua shumë nga të pranishmit. Në të Dr. Matoshi fillimisht kishte bërë një përshkrim të larmishmërisë natyrore që ofron relievi shqiptar që nga malet në veri e në lindje deri në ultësirën ekstensive në perëndim dhe bimësinë e shumëllojshme endemike, por edhe bimët mjekësore që rriten në territoret shqiptare. Matoshi kishte theksuar dukshëm potencialet e fuqishme antibakteriale, antivirale, antialergjike e antitumorale që gjenden në bimësinë mjekësore, por edhe vetitë terapeutike, sedative, laksative, analgjezike dhe anestezike që vetë bimësia ofron. Komunikimi i Dr. Matoshi-t për temat e sipërmendura, të përkthyera ne anglisht nga e bija, Besmira, vërtet ishte një surprizë e këndshme dhe befasuese për të gjithë delegatët. Pas mbarimit të fjalimit, interesi i shtypit dhe i delegatëve, të cilët kërkonin bashkëpunim me Sami Matoshin ishte i jashtëzakonshëm, madje ata ngulmonin të merrnin raportet e paraqitura për t’i botuar në vendet respektive që ata përfaqësonin.
Dr. Matoshi u certifikua nga drejtuesit më të lartë të organizatës për pjesëmarrjen aktive në debatet shkencore, por edhe për raportet e paraqitura.
Ky kongres ku për herë të parë në historinë e vendit tonë merr pjesë pas 49 vjetësh një shqiptar ishte një provë konkrete e suksesit të tij, por përveç kësaj është përvoja 30-vjeçare e tij dhe eksperienca në vende të ndryshme të botës që bëri të mundur që ai midis emrave të mëdhenj të botës mjekësore të ndjehet shumë komod dhe plotësisht i barabartë mes të barabartëve. Është krenari të ndjejmë shembuj të tillë, të cilët gjithnjë kërkojnë më të mirët për të qenë në dobi të njeriut.