Topi-Erdoan: Mbeshtetje Kosoves
Ne viziten e tij dy ditore ne Turqi, Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Pare, Teuta zhvilluan nje takim dhe me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdoan. Bashkebiseduesit vune ne dukje rendesine e intensifikimit te metejshem te marredhenieve dhe shkembimeve ekonomike mes dy vendeve, te cilat kane ardhur duke u rritur gjate tere ketyre viteve. "Kesaj i kontribuon edhe hyrja ne fuqi, vetem pak muaj me pare e Marreveshjes se Tregtise se Lire, e cila gjithashtu krijon mundesi te reja, qe ritmi i shkembimeve dypaleshe tregtare, te njohe nivele te reja dhe shume me te larta", theksoi Topi. Duke u ndalur ne situaten ne rajonin e Ballkanit, kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje ne kete takim marredheniet e fqinjesise se mire dhe te bashkepunimit me vendet e rajonit. Ndersa kryeministri turk, e siguroi se Turqia do te vazhdoje perpjekjet e saj maksimale per te ndikuar tek vendet mike, per rritjen e shteteve te tjera qe do ta njohin pavaresine e Kosoves.