E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet për Farkën, tërësisht ligjore, nuk ngjajnë me procedurat e ryshfetit të Shalsit dhe Ramës

MPPTT-ja reagon ndaj akuzave të selisë së PS-ës

Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit reagoi dje ndaj akuzave të nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, lidhur me lejet e ndërtimit në zonën e Farkës miratuar nga KRRTRSH, pak ditë më parë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp zëdhënësja e kësaj ministrie Arminda Qylafku, iu kundërpërgjigj akuzave të eksponentëve të partisë Socialiste, duke deklaruar se vendimet e KRRTRSH-së, për zonën e Farkës janë në përputhje me masterplanin dhe studimin e miratuar më parë për këtë zonë. 

“Zëvëndëskryekaragjozi i bashkisë së Tiranës akuzoi dje KRRTRSH-n që ka dhënë leje ndërtimi në zonën e Farkës, duke dëmtuar interesat e të ardhmes të kryeqytetit. Sqarojmë se vendimet e KRRTRSH-s për zonën e Farkës kanë qenë tërësisht në përputhje me Masterplanin dhe studimin e miratuar më parë për këtë zonë. Për më tepër, në vendimet e KRRTRSH-së është kufizuar edhe më tej densiteti, por edhe lartësia e ndërtimeve në këtë zonë”, u shpreh ajo.

MPPTT, i bën me dije përfaqësuesit të PS-së, Eduart Shalsi, që kriteret me të cilat operon KRRTRSH-ja janë vetëm ligjore dhe nuk ngjajnë aspak me procedurat e institucionit që zoti Shalsi përfaqëson, që edhe djalit të xhaxhait të Edit i kërkon 20.000 euro për një shtesë kati.

Më herët nënkryetari i bashkisë i cilësoi këto leje si dëm që po i bëhet të ardhmes së kryeqytetit, ndërkohë që nuk denjoi të japë shpjegime për lejet e ndërtimit të lëshuara nga Edi Rama dhe qytezën e ndërtuar me Delijorgjin në qendër të Tiranës

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›