E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shfrytëzonin për të lypur, nën hetim dy persona

20/06/2009  Invalidi çdo ditë në Skelë

Dy të rinj, një nga Fieri dhe një tjetër nga Durrësi, janë vënë nën hetim prej forcave të policisë për shkak se dyshohet se përdorin një invalid për të lypur. Ka qenë ora 20 e 30 kur blutë e qytetit të Vlorës kanë ndaluar një automjet tip Volksvagen ngjyrë e bardhë, i cili qarkullonte lirshëm në qytetin e Vlorës. Në të kanë qenë 3 persona dy të rinj Miran V. 36 vjeç dhe Kujtim Z. 20 vjeç si dhe një invalid me inicialet I. Z. Menjëherë policia ka bërë shoqërimin e tyre ku janë marrë në pyetje. Sipas burimeve të policisë, mësohet se gjatë marrjes në pyetje është mësuar prej dëshmisë invalidit se për shkak të problemeve fizike duke mos pasur duar, kërkonte lëmoshë, ndërsa përfitimet i merrnin dy personat e shoqëruar në komisarit që qëndronin në automjet me invalidin. Pas marrjes në pyetje, ndaj tyre është ngritur akuza e “trafikimit të personave”. Burimet shtojnë se invalidi çohej në qytete të ndryshme dhe në qytetin e Vlorës ka ardhur pikërisht për të ushtruar lypjen, ndërsa përfitimet i merrnin dy të rinjtë e tjerë.

Dh. Spiro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›