E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 12,5 ton

Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimi për shkak të qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me peshë të madhe, sot ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, nënshkroi një urdhëresë të re, me të cilën ndalohet përkohësisht transporti i automjeteve me peshë mbi 12,5 ton në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga data 22.07.2010 nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe vlen deri në nxjerrjen e urdhëresës së re. Nga urdhëresa përjashtohen automjetet e transportit të prodhimeve bujqësore sezonale dhe qarkullimi në akset rrugore, ku zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugëve, thuhet në një njoftim të MPTK.

Me gjasë kjo urdhëresë e re vjen pas reagimeve të ashpra të asociacioneve të bizneseve, të cilat kritikuan si të dëmshëm kufizimin e qarkullimit të automjeteve mbi 3.5 tonë nëpër rrugët e vendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›