Leka I, gjendja e stabilizuar, por akoma kritike
Gjendja shëndetësore e Leka Zogut I është e stabilizuar, por mbetet sërish kritike. Këtë e bën të ditur vetë zëdhënësi i pretendentit për fronin mbretëror, në një deklaratë për mediat.
Gjendja e mbretit Mbretit Leka I është disi më e stabilizuar. Ka një frymëmarrje të asistuar, është i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me princin Leka II. Megjithatë, gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet kritike, deklaroi zëdhënësi.
Leka Zogu I ndodhet i shtruar në spitalin nr 5 në QSUT prej 9 ditësh. Pretendenti i fronit mbretëror vuan nga probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe anoreksia e theksuar.