Shqipëria rritje ekonomike 4 për qind, dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së
Vlerësime pozitive gjatë takimit të ambasadorëve të BE-së dhe Ballkanit, të zhvilluar në Londër
Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike, dy herë më të madhe nga vendet e BE-së. Në një përfundim të tillë është arritur në një takim të ambasadorëve të BE-së dhe Ballkanit, të zhvilluar në Londër. Së bashku me Hungarinë, pritshmëria është që Shqipëria të ketë një rritje ekonomike prej 4 për qind, ndërsa rritja mesatare e Be-së, pritet të jetë 2 për qind.
Objekt i diskutimit në këtë takim, ishte rreziku i mundshëm një recesioni në Ballkan, përballë ekspozimit të këtyre vendeve ndaj krizës në Eurozonë.
Fakti që bankat greke dhe italiane janë të pranishme në numër në rajon e rrit këtë rrezik, u theksua në këtë takim. “Rajoni i Ballkanit ose siç njihet ndryshe edhe Evropa Juglindore, ndodhet përballë një sërë sfidash, ku ekziston rreziku i rënies sërish në recesion, ndërkohë që numri i investitorëve të huaj kanë rënë së tepërmi në dy vitet e fundit”, tha Peter Sanfey, drejtues i lartë BERZH-it, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me seli në Londër.
Në takimin e ambasadorëve të BE-së dhe Ballkanit u dhanë disa shifra të cilat përbëjnë një skaner të imët të gjendjes shëndetësore të ekonomive në Ballkan. Sipas këtyre shifrave, pritet që Shqipëria të ketë rritje ekonomike prej 4 për qind, ndërkohe që mesatarja e BE-së është 2 për qind. Në Indeksin e prekshmërisë dhe rrezikut ndaj krizës, Hungaria bashkë me Shqipërinë renditeshin në nivelin e lartë 4 nga 5 maksimalja, u theksua në takimin e ambasadorëve të BE-së dhe Ballkanit, të zhvilluar në Londër.