E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora vishet kuq e zi, AK tubim madhështor në Sheshin e Flamurit

Vlora ka hapur sot në mëngjes siparin e festimeve të 99-vjetorit të pavarësisë. Rrugët e qytetit janë mbushur me të rinj e të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit e Kosova, që të veshur me ngjyrat kuq e zi marshojnë me thirrjet: Shqipëria etnike.

Aleanca Kuq e Zi ka nisur rreth mesditës një tubim madhështor në Sheshin e Flamurit.

Në fjalën e tij, Kreshnik Spahiu u shpreh se viti i ardhshëm do të  shënojë fundin e ëndrrës së atyre që shkatërruan ëndrrën e shqiptarëve.  ”Në këta 99 vjet u ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë u bëjnë të 99-tat shqiptarëve. Nuk ishte kjo ëndrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot në këtë rrugëtim. Flamuri kuq e zi nga sot deri në 28 Nëntor 2012 do rrugëtojë drejt Prishtinës.

Një ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi njoftoi  të gjithë shqiptarët për tubimin me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në Vlorë do të mblidhemi të gjithë kuq e zinjtë. Do të mbulojmë sheshin e Flamurit me flamur gjigant, i cili do të rrugëtojë më pas drejt Prishtinës – thuhet në deklaratën e AK. / Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›