E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton sot Maqedoninë, promovon librin “Kurban”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë në Maqedoni, ku do të promovojë librin e tij “Kurban”.

Rama gjatë kësaj vizite pritet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, por edhe me personalitete të tjera të Maqedonisë.

Promovimi i librit "Kurban" do të bëhet në Shkup të shtunën në Qendrën Teatrore për Fëmijë, ndërsa të dielën në Tetovë.

Para disa ditësh, Rama zhvilloi një vizitë në Kosovë për promovimin e librit të tij, por gjithashtu zhvilloi edhe takime të rëndësishme me politikanët, duke diskutuar problemet që aktuale të Shqipërisë dhe Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›