Industrialistët kërkojnë të ndalen sistemet e referencave
16/04/2009 Gati plani i masave nga Konfindustria për qeverinë
Grupimi më i madh i industrialistëve në vend, Konfindustria kërkon nga qeveria të ndalohet përllogaritja e detyrimeve fiskale, mbi bazën e sistemit të referencave. Me anën e një letre publike Konfindustria kërkon shfuqizimin e akteve ligjore dhe rikthim në parimin ligjor të vetëdeklarimit nga ana e bizneseve. Të gjitha këto kërkesa janë bërë në kuadër të masave për të frenuar pasojat e krizës globale në aktivitetin ekonomik të industrive të mëdha. Në një letër drejtuar kryeministrit të vendit, Sali Berisha, biznesi i prodhim-shërbimeve kërkon që të merren masa në lidhje me kërkesat e tyre dhe që këto masa të hyjnë sa më shpejt në fuqi dhe të zgjasin minimalisht, deri në fund të vitit financiar 2009, kohë kjo e mjaftueshme për tu bërë përmirësimet e nevojshme në bazën ligjore përkatëse. “Kërkesa e mësipërme bëhet domosdoshmëri për përmirësimin e klimës së biznesit kusht mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale në ekonominë shqiptare ku pjesa më e prekur janë industritë dhe prodhimi vendor. Problematika shqetësuese lidhet me atë që ka sjellë në praktikë zbatimi i referencave për çmimet e shitjes/blerjes, fitimin, sigurimet shoqërore, numrin e punonjësve”, - theksoi administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku. Bazuar në të dhënat që vijnë pranë Konfindustrisë nga një numër i madh i industrive më të rëndësishme vendore, është vënë re se ka pasur zbatim problematik të sistemit të referencave në praktikë nga institucionet e fiskut. “Kjo e ka kthyer sistemin e referencave në një mjet arbitrar dhe të paarsyetuar profesionalisht, duke prodhuar një numër të madh penalitetesh të padrejta ndaj industrive aq më shumë në kushtet e ekzistencës së ligjit “të gjobave” dhe mungesës së papranueshme të gjykatës administrative profesionale”, - tha Buxhuku. Konfindustria kërkoi rivendosjen në praktikë të vetëdeklarimit nga bizneset, por jo pa lënë mënjanë rritjen e ashpërsisë së goditjes ndaj çdo rasti të evazionit fiskal.