Karamanlis: Maqedonia emër të përbërë gjeografik
Shkup- Ndërsa Greqia ka shprehur shpresën se presidenti i porsazgjedhur maqedonas do të punojë për zgjidhjen e çështjes së emrit, kryeministri grek ka theksuar se pasaporta, siç e quajti, e Maqedonisë për anëtarësimin në strukturat euro-atlantike, do të jetë një emër i përbërë, me referencë gjeografike, që do të përdoret kundrejt të gjithëve dhe jo vetën në marrëdhëniet me Greqinë.
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, pas një dhjetëditëshi të ngjeshur me kontakte ndërkombëtare, përfshirë edhe takimin me presidentin amerikan, Barack Obama, ka zgjedhur fundjavën për t’u takuar me elektoratin potencial në rajonin që njihet si Maqedoni greke.
Duke përdorur edhe cilësinë e maqedonasit, meqë e ka origjinën nga ai rajon, zoti Karamanlis, ka shfrytëzuar rastin t’u drejtojë një mesazh të ri fqinjëve në anën tjetër të kufirit dhe t’u kujtojë se rruga e anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike kalon nga gjetja e zgjidhjes në mosmarrëveshjen për çështjen e emrit.
"Rruga për integrimin e tyre euro-atlantik kalon detyrimisht nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me gjithë pjesëtarët e familjes ku aspirojnë të integrohen. Kusht kryesor në këtë rrugë është arritja e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme në çështjen e emrit të vendit fqinj. Pasaporta e tyre për strukturat euro-atlantike kërkon një emër të përbërë, me referencë gjeografike dhe që të vlejë kundrejt të gjithëve. Dhe përgjegjësia për këtë pasaportë i përket Shkupit”, tha kryeministri grek, duke shtuar se ky është një qëndrim i qartë dhe unanim i NATO-s në samitin e Bukureshtit të vitit të kaluar, por edhe vija unike e Bashkimit Europian.
Kostas Karamanlis tha më tej se tashmë është momenti që udhëheqja e vendit fqinj të heqë dorë nga devijimet, zvarritjet dhe idetë sterile fikse të së kaluarës. "Është momenti i zgjedhjes, larg fanatizmave, nacionalizmave dhe urrejtjes nacionale," theksoi ai.Diplomacia greke u është bashkuar vlerësimeve pozitive për ecurinë e procesit gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në Maqedoni.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme tha se ato ishin një hap përpara drejt përqasjes së Maqedonisë me modelet elektorale evropiane. Në të njëjtën kohë, ai shprehu shpresën se, siç tha, presidenti i porsazgjedhur do të punojë dhe kontribuojë personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit, që sipas tij është përfundimisht kusht për afrimin e vendit fqinj me insttitucionet euro-atlantike.
Pala greke ka vlerësuar veçanërisht edhe deklaratën e sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton se ajo e sheh si krejt të arsyeshme gjetjen e zgjidhjes mbi bazën e një emri të përbërë, dhe se të dy palët duhen inkurajuar në atë kahje.
Kjo deklaratë promovohet nga qeveria si një përligje e qëndrimeve të Greqisë, ndërkohë që opozita i kujton me nënkuptim se edhe presidenti i mëparshëm amerikan, Gorge Bush, ishte shprehur njëlloj dhe pak ditë më vonë, në nëntor 2004, SHBA e kishin njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. BBC