Rudina Ciko: Në një recital ballkanik
15/06/2005 Sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit pianistja Rudina Ciko jep një koncert recital, një koncert në kuadrin e "Koncerteve të integrimit", i ideuar nga prof.dr.Sokol Shupo dhe ku do të interpretohen pjesë nga autorë shqiptarë dhe të huaj, shumë prej të cilave për herë të parë
"Koncertet e integrimit" vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, këtë herë me një version tejet ballkanik. Pianistja Rudina Ciko do të sjellë në këtë recital pjesë nga autorë shqiptarë dhe nga Ballkani, shumë prej të cilave do të interpretohen për herë të parë për publikun shqiptar. Në program janë përfshirë "Variacione mbi një temë popullore", nga Tonin Harapi, "Sonata Nr.1" e rumunit George Enescu, "Sonatina" nga Milan Cipra (Kroci), "Scherzo" nga kompozitori maqedonas Stojan Stojkov si edhe "Toccata" të Feim Ibrahimit. "Eshtë një program, i cili nuk është dëgjuar nga spektatori shqiptar. Një pjesë e mirë e veprave që do të interpretohen, nuk janë luajtur asnjëherë më parë në skenën tonë. Vetëm veprat e kompozitorëve shqiptarë janë vepra që i përkasin repertorit të njohur të literaturës pianistike", tha për "Metropl", Rudina Ciko. "Në program është një sonatë e Xhorxh Eneskut, kompozitor rumun, i cili gjatë karrierës së tij ka emigruar në Paris dhe francezët e quajnë si kompozitorin e tyre. Ai është gjithashtu edhe një violinist shumë virtuoz. Sonata zë një vend mjaft të rëndësishëm në program. Eshtë vepër impenjative për nga përmasat dhe përgjegjësitë në interpretim. Po ashtu do të luaj një tjetër sonatë të kompozitorit kroat, Minal Cipra. Eshtë një kompozitor i panjohur në Shqipëri, por që zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e muzikës kroate. Veprën e tij ma ka sugjeruar një profesor, pianist kroat, që ka ardhur më parë në Shqipëri, për aktivitetet e tij muzikore. Kjo është një sonatinë majft e këndshme, është pak më e thjeshtë për nga forma dhe përmasa, është klasike si nga forma e shkrimit dhe e harmonisë. Ka mjaft elementë popullorë që ndihen në të tre kohët që ka kjo vepër. Do të luaj gjithashtu më tej një pjesë të titulluar "Scherzo", të kompozitorit bashkëkohor maqedonas, Stojan Stojkov", nënvizon Ciko, në lidhje me programin e përzgjedhur për këtë performancë. Ky program recital do të interpretohet nga Ciko edhe në Festivalin e 27-të të instrumentistëve, i cili zhvillohet në Majorka të Spanjës, që prej 30 marsit dhe përfundon në 30 shtator. Një festival ku marrin pjesë instrumentistë dhe orkestra nga të gjithë vendet e Botës.
Rudina Ciko ka filluar studimet e pianos në moshën 6-vjeçare në shkollën e muzikës në Tiranë dhe më pas vazhdoi Liceun Artistik. Në vitin 1980, zuri vendin e parë në konkursin e pranimit në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve. Diplomohet në vitin 1984 me rezultate të larta dhe po në këtë vit u emërua as/profesore. Nga viti 1990 është profesore e pianos në Fakultetin e Muzikës, në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1995, kryen një stazh në Konservatorin “G.Verdi” në Milano, si dhe në Konservatorin “Luca Marenzio” në Breshia, Itali. Në '96, kryen kursin pasuniversitar të interpretimit muzikor në piano, në Akademinë e Muzikës “C.Porumbescu” në Bukuresht, në klasën e prof. C.I.Vovu. Pason një tjetër stazh specializues në "CNS" (Paris), në klasën e prof G.Fremy. Përkrah aktivitetit të saj pedagogjik, Ciko ka edhe një aktivitet të pasur koncertor, si soliste dhe pjesëmarrëse në ansamble të ndryshme të dhomës. Ka dhënë koncerte të shumta me recitale solo dhe me Orkestrat e RTV Shqiptar, të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Akademisë së Arteve. Repertori i saj është i pasur e përfshin autorë klasikë, romantikë, modernë dhe shqiptarë. Pjesëmarrëse në të gjitha festivalet e zhvilluara në Tiranë nga shoqatat kulturore, si “Ditët e reja të muzikës shqiptare”, “Ditët ndërkombëtare të muzikës së dhomës”, “Festivali i muzikës kontemporane”, “Festivali i romancave shqiptare”, “Festivali i Chopenit”. Ajo është anëtare e kryesisë së kësaj shoqate. Përveç aktivitetit në Tiranë e qytete të Shqipërisë, ajo ka dhënë koncerte edhe jashtë kufijve si Firence, Milano, Siçili, Sardenjë (Itali), Marsejë (Francë), Klagenfurt (Austri), Selanik (Greqi), Shkup (Maqedoni), (Namur) Belgjikë, etj.
Ka marrë pjesë, gjithashtu, në kongreset e EPTA-s në Belgjikë dhe Romë, duke referuar tema mbi muzikën dhe pianistikën shqiptare. Aktualisht krahas karrierës solistike ushtron dhe atë pedagogjike, si profesore e pianos në Akademinë e Arteve të Tiranës.