Leksionet shqiptare të profesor Loughlin
Kur do të pranohet Shqipëria në BE? A do të jetë kjo e
fundit zgjedhja e një tranzicioni të gjatë të një
vendi postkomunist dhe çdo të ndodhë me kulturën,
ekonominë apo demokracinë e këtij vendi?
Prof. John Loughlin dhe dr. Mirela Bogdani kanë nisur të
hulumtojnë mbi këtë temë, e cila është ende një pyetje
që media dhe politika bëjnë në vend prej shumë
vitesh. Pas një angazhimi katërvjeçar në politikë në
Tiranë, Mirela shkoi për studime pasuniversitare në
Universitetin e Karfidit, ku tashmë është pedagoge dhe
jep lëndën "Politikat e BE". Gjatë kohës së
masterit në Kardif, ajo do të punonte mbi temën
Shqipëria dhe BE-ja, nën udhëheqjen e një prej njohësve të
mirë të kësaj teme, prof. John Loughlin. Kjo temë, që për
dy profesorët quhet interesante, ashtu si për çdo
analist në rajon, që kërkon të gjejë formulat të cilat do të
mund të anëtarësonin në familjen e madhe të BE-së
vendet që janë jashtë saj, do të kthehej në një studim
të hollësishëm. Për Mirelën, që synon një karrierë
politike, zbërthimi i kësaj teme ishte një ndihmesë e
madhe për të kuptuar sistemin politik jo vetëm të
BE-së, por edhe të rrugës që duhet ndjekur për të qenë
një politikane e vërtetë.
Këto studime, Loughlin dhe Bogdani do t‘i botonin në dy
libra voluminozë "Shqipëria dhe Bashkimi Evropian:
Integrimi evropian dhe procesi i pranimit" (2002),
dhe "Shqipëria dhe Bashkimi Evropian: Rrugëtimi i
vështirë drejt integrimit dhe pranimit" (2007).
Eksperienca e gjatë e Bogdanit në administratën
publike shqiptare dhe angazhimi i saj për disa vjet në
politikë, e kanë ndihmuar në analizën e situatave
politike. Ndërsa prof. Loughlin, duke pasur një
eksperiencë të gjerë si analist në çështjet evropiane
dhe duke qenë edhe zv/president i "Komunitetit të
ekspertëve mbi autonominë lokale" në Këshillin e
Evropës, bën një analizë akademike të këtij fenomeni.
Dy profesorët, Loughlin dhe Bogdani, i takuam në
ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, ku janë
ftuar për të dhënë një cikël leksionesh mbi Shqipërinë
dhe BE-në.
Për prof. Loughlin leksionet kanë mbetur një pasion që
ende nuk e kanë lodhur. Prej vitesh ai udhëton në vende
të ndryshme të Evropës, ku ftohet për të rrëfyer
konceptet e tij mbi Bashkimin Evropian. Me origjinë
irlandeze, Loughlin e konsideron veten një evropian,
ndërsa udhëtimet për të janë një mënyrë për të njohur
njerëz dhe kultura të ndryshme, që në thelb të
tregojnë shumëllojshmërinë e formave që ka jeta jonë.
Pasionant ndaj gjuhëve, Loughlin tregon se udhëtimi i
parë drejt Tiranës e ka bërë të mbartë shumë pikëpyetje
brenda tij. Ndoshta për faktin se Shqipëria deri në
atë moment, para se të njihte Mirelën (e cila ishte
studente e tij), ishte një pikë e errët. Shumë pak
gjëra dinte për të, përveç faktit se kishte qenë një
vend komunist dhe depërtimi në të për të huajt ishte
disi i panjohur. "Në shumë aspekte u ndjeva i
familjarizuar me atë çfarë gjeta në Shqipëri. Unë kam
jetuar në qytete të ndryshme të Evropës dhe nuk ndjeva
ndonjë ndryshim mbi mënyrën e jetës", thotë Loughlin.
John është ndër ata analistë që beson se e ardhmja do
të jetë pozitive.
"Shqipëria është një vend që ka shumë shanse për të
ndryshuar. Vetë pozicioni i saj gjeografik, natyrën e
mrekullueshme që posedon, malet peizazhet e pafundme
tepër të bukura mund të jenë një potencial i fuqishëm
për turizmin", thotë ai. Sipas Loughlin, ndryshe nga
vendet e tjera postkomuniste që hynë në demokraci me
një shoqëri civile të zhvilluar, përballja me
demokracinë në Shqipëri nuk ishte e lehtë.
"Nëse vendet e tjera të Lindjes kishin një zhvillim të
shoqërisë civile, në Shqipëri kjo gjë mungonte, gjë e
cila reflektohet tashmë dhe në sistemin politik.
Vendit iu desh të krijonte një traditë të demokracisë,
duke mos pasur një të tillë. Ndaj në këtë aspekt, para
jush, është një punë e madhe për të përmirësuar sistemin
demokratik e politik.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ndër
problemet që pengojnë zhvillimin e vendit", thotë
ai.
Si një njeri që beson në filozofinë e ndryshimit
Loughlin sheh shumë shpresë te të rinjtë shqiptarë, që
studiojnë në universitete brenda dhe jashtë vendit.
"Kam besim te brezi i ri që shoh në Shqipëri. Kanë
një dëshirë të madhe për të mësuar dhe ndryshuar.
Ndoshta kjo është ajo çfarë më bën të besoj se e
ardhmja do të jetë pozitive për këtë vend. Një nga
politikat që duhet të vërë në jetë politika shqiptare
është ajo që quhet "thitha e trurit", që studentë si
Mirela të vijnë të kontribuojnë për vendin e tyre pas
studimeve jashtë", thotë ai.
Loghlin beson në të ardhmen e vendeve ish-komuniste,
nga vetë dëshira që ka komuniteti për të ndryshuar.
Ashtu si Neil Nugent e sheh BE-në si të ardhmen e
sigurt të planetit, edhe Loughlin thotë se përvoja
e vendeve që aderojnë në të, të lë të besosh në diçka
të tillë.
Konsultimet me literaturën bashkëkohore për BE-në janë
diçka normale për profesorin e njohur për konceptet
interesante që u përcjell studentëve, jo vetëm në
Kardif. Ai thotë se i pëlqen të lexojë Neil Nugent,
Helen Ëalles apo Jeremy Richardson.
Librat janë dashuri për Loghlin, ashtu siç janë dhe
për Bogdanin, që beson në një politikë të emancipuar të
ngritur mbi parimet.
Dy botimet që ata kanë sjellë në shqip janë një
pasurim i literaturës shqiptare për çështje
evropiane, si pjesë e analizave gjithnjë e në rritje
të marrëdhënieve të BE-së me ish-vendet komuniste.
Shqipëria vijon të mbetet një vend informacioni për të
cilën është gjithnjë i mirëpritur jashtë. Vetë izolimi
dhe mungesa e informacionit për një periudhë gati
gjysmë shekulli i bën botimet për të, të jenë të
vlefshme.
Loughlin dhe Bogdani kanë bërë një vështrim të
hollësishëm, që nga hapja e Shqipërisë drejt
Perëndimit, rëndësinë që ka integrimi evropian për
Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, historinë e
përpjekjeve të integrimit evropian për Shqipërinë,
etj.
Prof. Loughlin beson se këto botime janë një hulumtim i
kujdesshëm, falë pasionit të Mirelës për një ndryshim
në vendin e saj, ndërsa për të, BE-ja do të vijojë të mbetet
një fushë hulumtimi, duke besuar se gjithnjë do të gjejë
diçka që do t‘ia bëjë interesant udhëtimin drejt saj.