PS mbledh grupin para votimit
Përpara votimit të kandidatëve për anëtarë të KQZ-së, socialistët kanë mbledhur grupin e tyre parlamentar për të mbajtur një qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Sipas burimeve, mësohet se deputetëve u është kërkuar, që të votojnë pro dhe të mos dalin kundër konsensusit politik. Mbledhja e grupit parlamentar ka zgjatur 15 minuta, ku socialistët kanë dhënë udhëzimet e tyre dhe se cilin kandidat të PSD-së duhet të votojnë pro, ndërmjet dy kandidaturave alternative të paraqitura të Pandeli Varfit dhe të Pavli Zërit.