Pretendime joreale

Pretendimet e Qeverisë së Kosovës se deri në fund të këtij viti do të ketë rritje ekonomike 4.4 për qind, ekspertët i vlerësojnë joreale. Ata mendojnë se zhvillimet ekonomike gjatë këtij viti, si në sektorin privat dhe atë qeveritar, nuk japin elemente të mjaftueshme se do të ndodhë një gjë e tillë. Rënia e qarkullimit tregtar me botën e jashtme, niveli më i ulët i investimeve krahasuar me vitet paraprake, si dhe rënia e remitancave tregojnë se rritja 4.4 për qind është e pamundur.
Vlerësimet e Qeverisë i konsideroj si të mbiçmuara dhe joreale. Sivjet kemi pasur rënie të dërgesave nga jashtë, pastaj të qarkullimit tregtar dhe nivel të ulët të investimeve. Mendoj se nuk do te ketë ngritje më shumë se 3 për qind, ka thënë Flamur Keqa, ekspert i ekonomisë. Ndërsa Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik, ka thënë se prognoza për rritje ekonomike 4.4 për qind më shumë ka karakter propagandistik, sesa real. Duke u bazuar në strukturën ekzistuese të ekonomisë, norma e shtimit në Kosovë mund të sillet rreth 2 për qind.
Mjafton të përmendim se nuk kemi kurrfarë prodhimi, kryesisht importojmë, kurse edhe atë pak eksport e kemi nga metalet dhe mbeturinat, tha Limani. Po ashtu, sipas tij, rënia e dërgesave nga jashtë dhe kriza financiare, dëshmojnë se një prognozim i tillë është tepër optimist dhe i parealizueshëm.
Megjithatë, qeveritarët vlerësuan se do të ndodhë rritja ekonomike 4.4 për qind dhe kjo është meritë e punës së kësaj qeverie. Deri në fund të këtij viti do të ketë rritje ekonomike 4.4 për qind, pati thënë Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave. Ata këtë rritje e bazojnë në Trepçë në Ferronikel, ku është ringjallur prodhimi dhe eksporti, si edhe në fillimin e disa projekteve kapitale investive.
Në të njëjtën kohë, ekonomistët kanë alarmuar edhe për mungesën e të dhënave të sakta, kurse ato që përmend Qeveria, i quajnë vlerësime. As Qeveria se di saktësisht sa është GDP-ja dhe norma e papunësisë, ka thënë Limani. Sipas tij, ekonomistët kalkulojnë vetëm me shifra, ndërsa prognozat e Qeverisë nuk kanë kurrfarë mbështetjeje, duke shtuar se Enti i Statistikave duhet të ishte më aktiv në këtë drejtim.
Edhe raporti më i fundit i FMN-së për Kosovën ka konstatuar se përkundër shenjave që recesioni mbarëbotëror po shënon zbutje, ngadalësimi në rritjen ekonomike të Kosovës ka mbetur i rregullt. Këto vlerësime ai i mbështet në zvogëlimin e importeve, remitancave dhe depozitave. FMN-ja, ndryshe nga Qeveria, thotë se rritja e BVP-se sivjet do të jetë 3.8 për qind.
Kundrejt këtij sfondi, misioni e mban parashikimin e tij për rritjen reale të BVP-së për këtë vit, 3.8 për qind, thuhet në raportin e Fondit. Ndërkaq, ekspertët rekomandojnë që të dhënat në të ardhmen të sigurohen nga një institucion i besueshëm, siç është Enti i Statistikave të Kosovës, e jo të mbesin vetëm në nivel të vlerësimeve. Aq më tepër kur të dhënat nga FMN-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk përputhen.