E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPKO: Pay Per View falas

Kompania telekomunikuese, IPKO, ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View, përmes kanalit të posaçëm DigiGold dhe kanalin dokumentar, Travel Channel.

Në një njoftim për media, kjo kompani thotë se gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet pa pagesë, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital IPKO.

Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO, të cilët janë të abonuar në shërbimin e televizionit kabllor digjital, të cilin e ofron kompania, tani e kanë kinemanë dhe filmat e fundit të kinemasë botërore në shtëpitë e tyre, thuhen në këtë njoftim.

Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e platformës digjitale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›