E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore: Ska pare për Autostradën

fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë Merdar, zyrtarët e Bankës Botërore do të jenë spektatorët e rendit të parë. Ata do ti duartrokasin edhe kompanisë fituese që do të ndërtojë Termocentralin Kosova e Re, shitjes së minierës së Sibovcit dhe privatizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ekspertët e këtij institucioni si nga zyra në Kosovë, ashtu edhe në Uashington, janë përfshirë në projektet më madhore, të shtetit tonë të ri. Por, asnjërin prej këtyre projekteve nuk do ta përkrahin financiarisht. Së paku për dy vitet e ardhshme është e sigurt se Banka Botërore nuk do të financojë asnjë projekt të infrastrukturës në Kosovë. Deri atëherë, Kosova do të përfitojë nga Banka Botërore, kryesisht grante për financim të projekteve në bujqësi, regjistrim të pronave dhe edukim.

Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi qendrore, në një intervistë për Express shpjegon se në strategjinë e tanishme të këtij institucioni financiar nuk parashihen investime për projekte kapitale siç është autostrada. Në këto dy vjet nuk e kemi në plan sektorin e transportit. Burimet tona janë të limituara dhe ne duhet të jemi më selektivë në financimin e projekteve kapitale, thekson Armitage.

Tek pas kësaj periudhe, ajo thotë se do ti propozohet Bordit të BB-së një strategji e re për Kosovën, e cila nëse miratohet do të përfshijë edhe investimet në zhvillimin e infrastrukturës. Megjithatë, nuk e mohon se janë të involvuar në projektin e autostradës dhe po i përcjellin me vëmendje veprimet e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim.

Armitage vlerëson pozitivisht përkushtimin e institucioneve të Kosovës për investime sa më të mëdha kapitale, të cilat sipas saj, janë të mira për përmirësimin e situatës ekonomike dhe klimës së investimeve në Kosovë. Kjo edhe është arsyeja që Kosova këtë vit do të ketë rritje mbi 4 për qind. Mirëpo, shefja e BB-së për Evropë, është e shqetësuar për stabilitetin fiskal. Ne i ndajmë shqetësimet se duhet një menaxhim më i madh fiskal për të evituar deficitin buxhetor. Këtë vit për shkak të shpenzimeve të mëdha në projekte kapitale, Kosova do të ketë deficit 7 për qind, pohon Armitage.
Sipas saj, Kosova duhet të forcojë politikat makroekonomike dhe të menaxhojë si duhet buxhetin që ka në dispozicion. Shpenzimet kapitale, ajo thotë se janë me rëndësi për rritjen ekonomike, por për vitin 2010 kërkon nga Qeveria që shpenzimet kapitale të jenë në harmoni me reduktimin e deficitit. Nëse nuk fillon me reformimin e sistemit fiskal, Kosova rrezikon të mos marrë as 100 milionë eurot e deponuara nga donatorët në Fondin e Donatorëve që menaxhohet nga Banka Botërore.

Për të pasur qasje qeveria në këto para, duhet rregulluar politikat makroekonomike. Të ndërtojë afatmesme të qëndrueshme, përndryshe nuk mund tua japim këto para, është shprehur Armitage. Ajo thotë se janë të shqetësuar gjithashtu edhe me premtimet e Qeverisë për rritje të pagave, pensioneve dhe përkujdesjes sociale. Nëse këto vazhdojnë të rriten vitin tjetër, jashtë asaj që shteti mund të ofrojë, ne nuk mund të mbulojmë nga paratë tonë.

Deri në strategjinë e re për Kosovën, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, ka thënë se Kosova nuk është shumë e qëndrueshme për të përfituar kredi të mëdha nga ky institucion. Edhe pse anëtari më i ri i BB-së ka një rritje të Bruto Produktit të Brendshëm situata e brendshme ekonomike e bën ende të duket vend i varfër në sytë e institucioneve financiare.

Për shkak të situatës së varfër, ne do ti japim disa grante dhe kredi të buta. Por, ne do ti ndihmojmë Kosovës përmes AIDA-s, thotë ajo Vitin e ardhshëm tregon se planifikojnë të fillojnë një projekt në bujqësi, i cili do të financohet me norma të ulëta të interesit. Gjithashtu, në muajin nëntor do të aprovohet projekti për regjistrimin e pasurive dhe do të fillojnë disa projekte në fushën e edukimit. Asistenca teknike për Qeverinë e Kosovës, ajo thotë se do të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në sektorin financiar dhe do të përkrahet qeveria në fushën e teknologjisë informative.

Megjithatë, sfida më e madhe për bankën mbetet problemi i energjisë elektrike, pasi që thonë se tashmë kanë parë se shumë para të buxhetit dhe donatorëve janë shpenzuar në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe nuk ka pasur sukses. Bashkë me Shtete e Bashkuara të Amerikës, Armitage tregon se janë duke punuar për zgjidhjen e problemit të energjisë në Kosovë.

Ajo nuk flet për angazhimin e këtyre dy partnerëve në ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, përveç se përmend asistencën që janë duke dhënë në studimin e fizibilitetit. Elementi i parë është zgjidhja e problemeve në KEK, pasi që shumë para të investuara kanë humbur aty dhe nuk është bërë asgjë, ka thënë drejtoresha Armitage. Banka Botërore dhe SHBA-ja do të ndihmojnë privatizimin e distribuimit në KEK dhe vlerësojnë me rëndësi rritjen e tarifave të energjisë për vitin e ardhshëm.

Pjesa tjetër është mbyllja e termocentraleve aktuale, për shkak se janë shumë të vjetra dhe shumë ndikojnë në ndotjen e ambientit. BB-ja dhe SHBA-ja janë duke shikuar nëse mund të gjejnë investime për Kosovën B, është shprehur Armitage. Në këtë nismë do të angazhohet edhe Komisionin Evropian sidomos në gjetjen e zgjidhjes për reduktimin e ndotjes nga termocentralet.

Sipas saj, është shumë me rëndësi që Kosova të ketë forma të reja të gjenerimit të energjisë, me erë dhe ujë, si dhe të marrë masa më radikale për faturimin e energjisë tek qytetarët.
Duhet të përmirësohet faturimi, pasi që shumë njerëz nuk paguajnë për energjinë që e shpenzojnë. Duhet ti shkyçë dhe ti padisë ata që nuk paguajnë, përndryshe është ngarkesë e madhe për buxhetin që KEK`u të punojë me humbje.

Në anën tjetër, pavarësisht problemeve në ekonomi, Armitage, vlerëson se në përgjithësi Kosova është duke përparuar shumë shpejt dhe nëse arrin të aplikojë reformat e kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për politikat makroekonomike dhe administratën publike, shteti më i ri në botë do të gëzojë përkrahje edhe më të madhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Ditën kur krerët e Qeverisë së Kosovës, simbolikisht, të hipur mbi ekskavatorë do të përurojnë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›