E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Kosova e vendsur për anëtarësim në BE

Kosova është e vendosur për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka qenë ky mesazhi i dhënë nga ministri i Jashtëm kosovar skëndër hyseni në mbledhjen e zhvilluar në këshillin e sigurimit në neë jork. "Pёr tё pёrmbushur qёllimet afatshkurtёra, afatmesme dhe afatgjata tё Republikёs sё Kosovёs, institucionet dhe qytetarёt e vendit tim, do tё vazhdojnё bashkёpunimin e ngushtё me BE-nё, SHBA-nё dhe NATO-n, si dhe me tё gjithё fqinjët tanё dhe rajonin", është shprehur kryediplomati kosovar Skender Hyseni, në fjalën e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pasi ka njoftuar për të arritjet në Kosovë që pas përfaqësimit më të fundit që ai i është drejtuar Këshillit të Sigurimit ,në qershor, ministri Hyseni ka thënë se ka ndërhyrje nga Serbia të cilat shkaktojnё pengesa nё pёrpjekjet pёr tё pёrmirёsuar kushtet e jetesёs sё qytetarёve serbё nё Kosovё, duke qenë se Beogradi vazhdon tё pёrkrahё strukturat paralele nё veri tё vendit. Ministri i Punëve të Jashtme ka theksuar se Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ёshtё thellёsisht e pёrkushtuar tё bashkёpunojё ngushtё me EULEX-in pёr tё luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe tё gjitha aktivitetet e paligjshme dhe kriminale ndёrkufitare.
Edhe pse e ka quajtur situatën në veri brengosëse, ministri Hyseni ka thënë se situata e pёrgjithshme e sigurisё nё Kosovё ёshtё e qetё dhe e qëndrueshme. "Qeveria e Kosovёs do tё punojё pa ndёrprerё qё t'i ndërkaq Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që t'i lejojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të vlerësojë "pa u penguar" legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe që në këtë fazë "të rëndësishme" të mos ketë "presione" shtesë. Këto komente ai i bëri në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, në të cilën shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, ka prezantuar raportin e rregullt tremujor për zhvillimet në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›