E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Bankat të vijnë në ndihmë të Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Kreditimit. Gjatë takimit ministri ka deklaruar se sektori i bujqësisë gjatë këtyre kohëve është kredituar shumë pak nga bankat. Ai ka vlerësuar Shoqatën e Kreditimit për rolin që ajo luan në dhënien e kredive për bujqësinë. Proceset integruese në Bashkimin Europian kërkojnë të imponohen politika më të rëndësishme pasi bujqësia ka një rol të madh,

u shpreh ministri Ruli. Sipas tij sektori bujqësor në Shqipëri është i braktisur prej bankave ose ka një financim me vetëm 1 përqind të të gjitha kredive të dhëna. Edhe pse bankat kanë filluar, vitet e fundit, të futen në tregun e mikro-financës, ato janë shtrirë shumë pak në zonat rurale, duke mbetur pothuajse vetëm në zonat urbane dhe peri-urbane. Aktualisht, oferta e mikrokredisë në zonat rurale është pak e zhvilluar, duke mbuluar vetëm rreth 10-15 për qind të kërkesës së familjeve dhe ndërmarrjeve rurale. Kjo gjendje është akoma më problematike në sektorin bujqësor ku vështirësitë lidhur me aksesin në kreditim janë akoma më të mëdha. Përveç nivelit të lartë të interesave, aksesi i bizneseve rurale në kreditim përballet dhe me faktorë të tjerë si: mungesa e sasisë së kërkuar të kolateralit, papërshtatshmëria e kushteve dhe afateve të pagesës së kredisë me ciklin biznesit (sidomos për bizneset bujqësore) dhe ciklin e të ardhurave dhe shpenzimeve (cash-floë), niveli më i lartë i riskut krahasuar me bizneset urbane, përfundoi kreu i MBUMK.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›