E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku humb terren ndjeshëm ndaj euros

 

Monedha vendase ka vazhduar të zhvlerësohet ndaj monedhave të huaja. Sipas të dhënave nga Agjencitë e Këmbimit Valutor në vend, një dollar blihet me 101,6 lekë dhe u shitet me 102,3 lekë, ndërsa një euro u blihet me 130 lekë dhe u shitet me 130,7 lekë. Në këtë mënyrë monedha evropiane, euro, ka vazhduar të forcohet ndaj lekut në këmbimet valutore dhe tashmë rezulton me fitimin e afro 5,5 pikëve kundrejt një muaji më parë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, zhvlerësimi i lekut ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë në treg për monedhën evropiane. Por si pasojë e krizës globale financiare, emigrantët kanë nisur të dërgojnë më pak para tek të afërmit e tyre. Pikërisht rënia e remintancave është një ndër faktorët që ka ndikuar në zhvlerësimin e lekut. Një tjetër faktor ka të bëjë me vendimin e marrë nga Banka e Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit për lekun, nga 6.25 për qind që ishte në fillim të vitit, tashmë është 5.75 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›