E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku humb terren në sezonin e verës

Kërkesa për të thyer euro apo dollarë ka qenë më e ulët se zakonisht, kështu që leku përsëri nënçmohet, tendencë që po e ndjek “këmba-këmbës” që nga fundi i vitit të kaluar. E vetmja valutë që “reziston” është paundi britanik. 

TIRANE- Në kulmin e prurjeve të valutës nga turistët dhe emigrantët shqiptarë me banim jashtë vendit, dje është shënuar sërish rënie e vlerës së lekut ndaj valutave të huaja. Kjo tregon qartë prurjet më të pakta valutore nga këto dy kategori, si pasojë e krizës globale. Kërkesa për të thyer euro apo dollarë ka qenë më e ulët se zakonisht, kështu që leku përsëri nënçmohet, tendencë që po e ndjek “këmba-këmbës” që nga fundi i vitit të kaluar. E vetmja valutë që “reziston” është paundi britanik, që vjen nga një vend i cili është strehë e emigracionit të valës më të afërt në kohë. Dollari ka fituar më shumë terren ndaj lekut, me 0.16 lekë më shumë për një USD, ndërsa euro ka pësuar një rritje më të vogël, duke u rivlerësuar vetëm 0.03 lekë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›