Leku ndalon dobësimin në raport me euron
Leku ndaloi tatëpjetën kundrejt euros dje si pasojë e lajmeve të pakonfirmuara për ndërhyrje në treg të Bankës së Shqipërisë në mbrojtje të vlerës së monedhës vendëse. Euro u këmbye për 130.78 lekë, 13 qindarka më lirë sesa të premten. Kundrejt dollarit, leku humbi 63 qindarka, por ky ndryshim i dedikohet kursit të këmbimit euro-dollar. Në shumicën dërrmuese të rasteve, leku ndjek ecurinë e euros në kuotimet kundrejt monedhave të tjera.
Leku pati humbur 1.4 për qind kundrejt euros. Agjenci të ndryshme valutore njoftuan dje se kishin arsye për të besuar se Banka e Shqipërisë ndërhyri gjatë ditës, duke shitur euron në kuotën 130.9 lekë, gjë që solli edhe ndalimin e dobësimit. BSH ndërhyri edhe në muajin mars kundër dobësimit të mëtejshëm të monedhës kombëtare në kuotën 129.7. Banka e Shqipërisë i publikon ndërhyrjet e saj në treg formalisht tre muaj me vonesë.
Dobësimi i lekut kundrejt euros është bërë një shqetësim i përditshëm i disa dhjetëra mijëra shqiptarëve që kanë kredi me kolateral në euro. Kreditë e tyre janë shtrenjtuar me 7 për qind që nga muaji janar, si pasojë e dobësimit të lekut. Shumë subjekte që kanë aktivitet të rëndësishëm në tregun e këmbimit valutor mund të dalin të fituar nga dobësimi i lekut, sipas ekspertëve. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar pak javë më parë mbi rrezikun e veprimeve spekulative në këtë treg.