E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku, në nivelin më të ulët në shtatë vjet

Kursi

Euro u këmbye dje në kuotën 139.4 lekë sipas publikimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2004. Euro u shtrenjtua me vetëm 20 qindarka dje, por kjo qe dita e dhjetë negative radhazi për lekun, si dhe mjaftoi për kapërcimin e kuotës 139.39, e cila qe regjistruar më 3 shkurt. Leku humbi edhe 56 qindarka kundrejt dollarit amerikan dje, duke shënuar një javë tërësisht negative. Që nga fillimi i këtij viti, leku ka humbur 1.2 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe 7.2 për qind kundrejt dollarit amerikan. Që nga fillimi i vitit 2009, leku ka humbur 12.8 për qind kundrejt euros dhe 13.5 për qind kundrejt dollarit amerikan.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›