E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku vazhdon të zhvleftësohet me shpejtësiNga TemaMonedha vendase, leku, ka vijuar zhvleftësimin ndjeshëm përkundrejt monedhës europiane, duke arritur në zhvleftësim vjetor prej 15 përqind. Një euro po këmbehet me 140 lekë, duke e bërë situatën alarm

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Leku vazhdon të zhvleftësohet me shpejtësiNga TemaMonedha vendase, leku, ka vijuar zhvleftësimin ndjeshëm përkundrejt monedhës europiane, duke arritur në zhvleftësim vjetor prej 15 përqind. Një euro po këmbehet me 140 lekë, duke e bërë situatën alarmante.
Sipas grupimit Konfindustria, nuk ka ndonjë arsye të fortë pse të ndodh ky zhvleftësim i ndjeshëm.
“Kështu, viti mjaft i mirë energjitik në vazhdim ka balancuar rënien e të ardhurave të emigrantëve, ndërsa rënia e ndjeshme e çmimeve të importeve bazë si karburantet, hekuri, drithërat, etj. ka zvogëluar ndjeshëm pasojat e rënies së eksporteve shqiptare, kur dihet se deficiti tregtar i vendit është historikisht mjaft i thellë në favor të importeve. Sa më sipër tregon se zhvleftësimi i LEK-ut i nënshtrohet më tepër shkaqeve psikologjike dhe spekulluese, që e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.
Sipas saj, zhvleftësimi do të ketë pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta në ekonomi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›