E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku zhvlerësohet ndaj euros dhe dollarit

 

Monedha vendase ka humbur terren ndjeshëm ndaj dollarit amerikan dhe monedhës evropiane. Për herë të parë pas shumë kohësh një dollar amerikan është blerë me 100.2 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me euron. Në agjencitë e këmbimit valutor dje një euro u ble me 129 lekë dhe u shit me 129.5 lekë. Që nga fillimi i këtij viti leku është zhvlerësuar ndaj monedhës evropiane dhe dollarit amerikan. Sipas ekspertëve të ekonomisë, zhvlerësimi i lekut ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë në treg për monedhën evropiane. Aktualisht gjatë kësaj jave euro dhe dollari kanë fituar pikë ndjeshëm ndaj lekut. Në mesjavën e kaluar një dollar u ble me 96.9 lekë dhe u shit me 97.4 lekë, ndërsa dje një dollar u ble me 100.2 lekë dhe i shit me 100.7 lekë. Kuota e arritur nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut është më e larta e këtij viti. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për monedhën evropiane, euro, që sot në tregun valutor blihet me 129 lekë dhe shitet me 129.5. Dje euro u ble me 129.3 lekë dhe u shit me 129.8 lekë. Euro arriti në fundjavë kuotën më të lartë gjatë këtij viti, duke fituar terren ndaj monedhës shqiptare dhe duke shkuar në vlerën e saj maksimale. 

   
kembimi

100.2 lekë u ble dhe u shit me 100.7 lekë dollari amerikan

129 lekë u ble dhe u shit me 129.5 lekë monedha evropiane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›