E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesi përdhunon nxënësen

 

BULQIZE/ HASAN PASHA

Mësuesi kujdestar përdhunon nxënësen 14-vjeçare. Policia e Dibrës arrestoi mbrëmjen e së enjtes 50-vjeçarin Gëzim Çela, babanë e tre fëmijëve, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij. Prej muajsh, mësuesi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Klenjë të Bulqizës e ngacmonte seksualisht nxënësen, por më 27 janar e kishte detyruar të kryente marrëdhënie me të. Nga frika e kërcënimeve, vajza nuk i ka treguar askujt gjatë kësaj kohe, derisa mësuesi dy ditë më parë ka tentuar sërish. Burime të policisë bënë të ditur se prej dy muajsh vajza 14 vjeçe, nxënëse në klasën e tetë të fshatit të largët malor, ngacmohej seksualisht nga mësuesi kujdestar, që jepte dhe matematikë. As prindërit dhe as policia lokale nuk është informuar nga vajza për ngacmimet e vazhdueshme të mësuesit maniak. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Dibrës, vetëm rreth orës 20:00 të së enjtes, në Drejtorinë Rajonale është bërë një kallëzim nga shtetasja e mitur. "Në kallëzimin e saj, kjo shtetase deklaron se me datë 27.01 2009 pas mbarimit të mësimit, mësuesi i saj Gëzim Çela, në shkollën 9-vjeçare të fshatit Klenjë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më të, duke e detyruar të mos tregojë për një periudhë kohore. Pas kësaj periudhe ka tentuar përsëri të kryejë një veprim të tillë, por nuk është pranuar nga e mitura, nxënëse e tij", pohohet në njoftimin për shtyp. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga policia lokale, pasi ditë më parë një letër anonime ka informuar se "mësues të shkollës në Klenjë kryejnë veprime të turpshme në shkollë", por nuk janë dhënë hollësi për cilin mësues bëhej fjalë. Mësuesi e kishte imponuar nxënësen e tij me të gjitha mënyrat që ajo të mos tregonte çfarë ai kishte bërë me të për një periudhë gati 2-mujore. Dy ditë më parë, mësuesi Çela ka guxuar të vërë dorë sërish mbi vajzën duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, në mjediset e shkollës, pas mbarimit të mësimit, duke aluduar se po konsultohej për mësimet. Vajza ka mundur t'i largohet atij nga kthetrat dhe sapo është kthyer në shtëpi u ka treguar prindërve për çfarë i kishte ndodhur atë ditë dhe më 27 janar. Babai i vajzës nuk e ka duruar peshën e turpit dhe së bashku me vajzën kanë udhëtuar me një mjet të marrë me qira nga Trebishti në drejtim të Dibrës, duke anashkaluar Policinë e Bulqizës. Pas denoncimit të kryer nga vajza 14-vjeçare, Drejtoria e Policisë Dibër ka urdhëruar shoqërimin e mësuesit Gëzim Çela në ambientet e kësaj drejtorie. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, nga policia ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve me dhunë me të mitur. Mësuesi banonte në Tiranë, ku kishte familjen, por çdo javë udhëtonte drejt Bulqizës, në shkollën ku jepte mësim, aty ku kishte dhe një dhomë për të fjetur. E gjithë zona e Gollobordës është tronditur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Klenjë. Pas arrestimit, grupi hetimor po mbledh fakte e dëshmi nëse mësuesi Çela ka kryer ngacmime apo dhunë seksuale me nxënëset e tjera të shkollës. Vetëm pak ditë më parë në fshatin Kastrit të Dibrës është vënë në pranga një i ri për veprën penale të përdhunimit, kryer në bashkëpunim me një kushëririn e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›