Klosi: Berisha ka vetëm një zgjidhje, hapjen e kutive
Partia Socialiste ka reaguar sërish sot për hapjen e kutive. Deputeti, Blendi Klosi deklaroi se Berisha nuk i shpëton dot hapjes së kutive.
Klosi theksoi se sot Shqipëria, fatkeqësisht, qeveriset nga një person që nuk është mandatuar nga shumica e shqiptarëve. "Në kohën kur qeveritë e gjithë botës prodhojnë politika për të lehtësuar impaktin e krizës mbi qytetarët, Sali Berisha, si i fundit komunist i mbetur në pushtet në Evropë, kërkon të mbulojë krizën përmes shpifjes.Ajo çka kemi parë e dëgjuar në këto ditë festash, ka qenë gjuha e urrejtjes e përdorur nga Sali Berisha, duke hyrë në këtë mënyrë me dhunë në jetën e familjeve shqiptare" tha Klosi.Sipas tij, Berisha duke mos i hapur kutitë, po thellon krizën dhe qeveria e tij bëhet gjithmonë e më ilegjitime. "Për Sali Berishën ka mbetur vetëm një zgjidhje: Të hapë kutitë. Përndryshe, për të nuk do të ketë më zgjidhje, por vetëm zgjedhje.