E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndët me zgjedhje, ja përgjigjet e sakta

 

Zirina Llambro

Gjimnazistët kalojnë provën e fundit të Maturës Shtetërore. Dje për rreth 2 orë e gjysmë, rreth 33 mijë nxënës dhanë provimet me zgjedhje të detyrueshme për të konkurruar në universitet. Gazeta publikon çelësin e përgjigjeve të sakta për secilën prej tyre, në mënyrë që maturantët të llogarisin me përafërsi sa pikë kanë marrë për përgjigjet e dhëna. Zyrtarisht notat pritet të publikohen pas rreth 10 ditësh. Përsa i përket korrigjimit, ai do të bëhet nga vlerësues të jashtëm, mësues, pedagogë apo specialistë në fushën e arsimit. Provimeve me zgjedhje nuk iu nënshtruan maturantët e viteve të mëparshme. Kjo pasi Ministria e Arsimit u kishte dhënë mundësinë e njohjes së rezultateve të mëparshme. Me afishimin e notave do të shihet sa do të shkojë numri i të skualifikuarve për këtë vit nga gara e universiteteve. Në provimet e detyruara u rrëzuan rreth 4100 nxënës. Nëse edhe për lëndët me zgjedhje, një kandidat nuk arrin të marrë notë kaluese, e drejta e konkurrimit i humbet automatikisht. Tanimë maturantët mund të llogarisin vetë pikët. Në bazë të koeficentëve që janë vendosur për çdo degë dhe të formulës që nuk ndryshon, duke mbledhur notat e provimeve të detyrueshme, dhe të atyre me zgjedhje, e duke i shumëzuar me koeficientët përkatës, dalin pikët me të cilat ata konkurrojnë në universitet. Tashmë me plotësimin edhe të formularit A2, kandidatët për në shkollat e larta duhet të presin vetëm shpalljen e fituesve nga MASH. Pasi t’u llogariten pikët, listat e tyre pritet të shpallen në muajin shtator.

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›