Lëndimi i Khedirës nuk është serioz

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka siguruar se mesfushori Sami Khedira nuk ka pësuar lëndim të rëndë dhe nuk do të mungojë për një kohë të gjatë.
25 vjeçari u zëvendësua pas pjesës së parë të fitores 6-1 ndaj Republikës së Irlandës të premten mbrëma, por Low ka insistuar se dëmtimi do ta lë Khedirën jashtë fushave për vetëm disa javë.
“Ne e tërhoqëm atë për të mos u përkeqësuar më tepër. Khedira ende ka një problem por nuk ka pësuar frakturë. Duhet të presim edhe disa ditë për të ditur më tepër por duket se bëhet fjalë për tërheqje muskulore që mund ta mbajë jashtë fushave vetëm për disa javë”, deklaroi Low.