E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi si Maradona

Mesfushori i Argjentinës, Javier Mascherano ka lavdëruar bashkëkombësin e tij Lionel Messi duke e krahasuar me legjendën Diego Maradona.

Messi realizoi dy herë në fitoren 3-0 ndaj Uruguait të premten në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 dhe Mascherano ka lavdëruar paraqitjen e yllit të Gauçosëve.

“Ne jemi të privilegjuar që jemi dëshmitarë të paraqitjeve të Messit”, deklaroi Mascherano. “Në rastin tim, jam rritur në ditët e Maradonës, por të jetojmë në kohën e Messit është privilegj i rrallë”, u shpreh Mascherano i cili është bashkëlojtar i Messit edhe te Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›