E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 60 milionë euro për Falcaon

Sipas medieve angleze, Chelsea është duke përgatitur ofertë prej 60 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli kolumbian ka filluar stinorin e ri në formë të shkëlqyeshme duke realizuar het-trik në fitoren 4-1 kundër Chelseat në Superkupën e Evropës. Gjiganti londinez tashmë një kohë të gjatë është hedh pas Falcaos por ka hasur në konkurrencë nga Real Madridi.

Mirëpo, mediet angleze sugjerojnë se Chelsea është e gatshëm të paguajë 60 milionë euro për transferimin e Falcaos gjatë afatit kalimtar dimëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›