E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndimi i Messit nuk është serioz

Dëmtimi i tij heshti Nou Campin, i ka ngrirë të gjithë edhe para ekraneve televizive, që po përcillnin ndeshjen e Ligës së Kampioneve Barcelona-Benfica, e mbyllur pa gola, 0-0.

Për një moment është menduar më e keqja, ndonjë dëmtim i rëndë, që mund ta ndalte yllin argjentinas në thyerjen e rekordit të Gerd Muller, por pas rezonancës magnetike që i është bërë menjëherë Lionel Messit, konfirmohet se ka vetëm një tronditje në gju, e cila kalon shpejt dhe tri herë radhazi fituesi i Topit të Artë mund të luajë edhe kundër Betisit ditën e diel.

“Ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin dhe mesazhet e inkurajimit. Po kaloj shërbimet mjekësore”, shkroi Messi në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›