Villas-Boas mban Friedelin

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka bërë të qartë se dëshiron të mbajë Brad Friedelin në White Hart Lane. Portieri 41 vjeç spekulohet me rikthim te ish skuadra e tij Blackburn.
Por, strategu portugez ka insistuar se Friedel mbetet në planet e tij edhe pse së fundmi ka humbur vendin nga përforcimi i ri, Hugo Lloris.
“Jemi duke u munduar të mbajnë elementet tona kryesore dhe Brad është pa dyshim njëri prej tyre. Brad ka qenë i shkëlqyeshëm. Kam biseduar me të, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe vazhdon të jetë i tillë”, deklaroi Villas-Boas për BBC Sport.