Reina nuk është në shitje

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka mohuar spekulimet rreth largimit të portierit Pepe Reina gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në javën e fundit qarkulluan njoftime se klubi nga Anfield Road është i interesuar për portierin e Birminghamit, Jack Butland dhe atë të Hannoverit, Ron-Robert Zieler.
Por, Rodgers deklaroi: “Nuk më pëlqen të flas për spekulime sepse e di se gjatë kohës time në Liverpool do të përmenden emra të ndryshëm. Pepe ka dëshmuar vlerat e tij dhe nuk jam duke kërkuar një tjetër portier. Na nevojiten përforcime në reparte tjera, jo në portë”.